Programi i Institutit Francez në Shkup

SHËNIMI I 50-VJETORIT
TË INSTITUTIT FRANCEZ NË SHKUP

Programi i muajve maj dhe qershor 2024

 

Të dashur miq e të dashura mikesha,

 

Instituti Francez në Shkup shënon përvjetorin e 50-të të ekzistencës së tij!

 

Instituti Francez, i hapur në vitin 1974 dhe i njohur më parë me emërtimin Qendra Kulturore Franceze, ka luajtur gjithmonë një rol kyç në përcaktimin e jetës kulturore, intelektuale dhe edukativo-arsimore në kryeqytet, por edhe më gjerë, në Maqedoninë e Veriut.

 

Si një lloj fanari ndriçues i miqësisë mes Francës dhe Maqedonisë së Veriut, Instituti Francez, përmes programit të tij të rregullt, deri më tani, ka iniciuar dhe mbështetur shkëmbime të shumta artistike, kulturore, intelektuale dhe universitare, e ndërkaq shpeshherë ka qenë në pozicionin e kasnecit (lajmëtarit).

 

Instituti, si një vitrinë e kulturës franceze dhe gjuhës frënge, ka kontribuar në masë të madhe në ruajtjen dhe mirëmbajtjen e mësimdhënies dhe nxënies së gjuhës frënge në sistemin shkollor të Maqedonisë së Veriut, dhe njëkohësisht e ka ndjekur vendin tonë në rrugën e tij drejt Frankofonisë.

 

Me rastin e këtij përvjetori jubilar, Instituti Francez ju sjell më të mirat nga Franca, përmes një programi të përzgjedhur me kujdes dhe pedanteri, të cilin ju ftojmë ta ndiqni! Vazhdoni të jeni me ne!

 

Programi i shënimit të këtij përvjetori jubilar të mrekullueshëm realizohet me mbështetjen e partnerëve vijues:  Tanc-Fest dhe Interart, kompania farmaceutike Zegin, Ist Gejt Mol, Tikvesh, Pezho, Antolog, Biotek dhe festivali “Vera e Shkupit”.

 

Logo 50 Ans Ifs Signature

KËRCIM BASHKËKOHOR

Të premten, më 17 maj 2024, në orën 20:00 | Në Teatrin Kombëtar të Maqedonisë së Veriut

Shfaqje kërcimi dhe vallëzimi me rastin e hapjes së manifestimit për hir të shënimit të 50 vjetorit të Institutit Francez në Shkup, në kuadër të edicionit të 20-të të festivalit të vallëzimit në Shkup.

“Mozaiku” i koreografit Murad Merzuki, interpretuar nga grupi “Kafig”

Ngjarja realizohet me mbështetjen e kompanisë farmaceutike “Zegin” dhe “Pezho”.

Më shumë informata në vegëzën vijuese.

Mosaïk (c) Fanny Desbaumes (2)

ART DIXHITAL

Të shtunën, më 18 maj 2024, në orën 12 | Hyrja qendrore e Ist Gejt Moll-it 

“Livelyyy” të Gijomitit, të krijuar nga shoqata Elektroni[k]

Në kuadër të kremtimit të 50-vjetorit, Instituti Francez në Shkup, në partneritet me qendrën tregtare Ist Gejt Moll, ofron një cikël prej tre ekspozitash novatore të hapura për publikun.

Për herë të parë në Shkup, në fasadën e Ist Gejt Moll-it, shikoni ekspozitën

Më shumë informata në vegëzën vijuese.

Livelyyy Guillaumit Credit Guillaumit 800x400

ART DIXHITAL

Të mërkurën, më 5 qershor 2024, në orën 12 | Ist Gejt Moll / Instituti Francez në Shkup

Ekspozita e dytë dixhitale në kuadër të kremtimit të 50 vjetorit të Institutit Francez në Shkup

„Piaf!“

Më shumë informata në vegëzën vijuese.

Maisontangible Piafs Visuelgenerique 01 Min 1500x700

FILM

Të enjten, më 6 qershor 2024, në orën 20 | Në kinemanë „Sinepleks“ – Siti Moll  (mbeten për tu konfirmuar data dhe vendi)

Mbrëmje gala e filmit francez, me titull “Kana në Shkup”

“Akti i dytë” nga Kanten Dipje, me Lea Sejdu, Luj Garel dhe Vensan Lendon, 2024 (filmi do të konfirmohet)

Mbrëmja e filmit mbështetet nga kompania farmaceutike “Zegin” dhe bodrumi i verës “Tikvesh”.

Më shumë informata në vegëzën vijuese.

1045626 Deuxieme Acte Quentin Dupieux

LETËRSI

Të mërkurën, më 19 qershor 2024, në orën 19 | Në Qendrën Kulturore Rinore – „Kinemaja Frosina “

Takim me shkrimtarin, Matijas Enar, fitues i çmimit më prestigjioz letrar francez “Gonkur” në vitin 2015.

Takimi organizohet në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Antolog”.

Më shumë informata në vegëzën vijuese.

1175638 Mathias Enard L Auteur De Boussole

EKSPOZITË DIXHITALE

Të premten, më 21 qershor 2024, në orën 12  | Në Ist Gejt Moll

Ekspozita e tretë dixhitale në kuadër të shënimit të 50 vjetorit të Institutit Francez në Shkup

Olimpikos – sporti në realitetin e shtuar, nga Oreljen Zhane

Më shumë informata në vegëzën vijuese.

Olimpicos

TEATËR RRUGOR

Të shtunën, më 28 qershor 2024, në orën 21 | Në rrugën dhe sheshin e qytetit „Maqedonia“

Mbyllja e manifestimeve me një shfaqje teatrale

“Ëndrra e Erberit” interpretuar nga trupa e teatrit “Kidam”

Ngjarja organizohet në kuadër të festivalit “Vera e Shkupit”, me mbështetjen e “Biotek-ut” dhe “Pezho-s“.

Më shumë informata në vegëzën vijuese.

Le Reve D Herbert

*   *   *   *

MEDIATEKA

► RISI NË MEDIATEKË

Ejani të na vizitoni dhe të huazoni titujt më të fundit të romaneve, librave në një frëngjishte të lehtë, metodave të mësimit të frëngjishtes, stripave dhe librave të tjerë për fëmijë. Gjithashtu ju ftojmë të na vizitoni në kuadër të punëtorive tematike dhe animacioneve, të organizuara në orët e frëngjishtes nëpër institucionet shkollore.

Mediateka është e hapur nga e hëna deri në të premten, nga ora 11:00 deri në orën 18:00, si dhe të shtunën nga ora 10:00 deri në orën 13:00.

Pozadina Nouveautes Mediatheque 2023 2024

Mediateka e Institutit Francez në Shkup është një vend për argëtime, takime dhe shkëmbime. Gjatë gjithë vitit, ajo ofron punëtori dhe aktivitete; organizoni takime me ne dhe mësoni për ofertën tonë! Bëhuni anëtar/e i/e mediatekës, merrni kartën e anëtarësisë dhe përfitoni nga ofertat e mediatekës së Institutit Francez në Shkup. Anëtarët e mediatekës kanë qasje falas në mediatekën në linjë Kulturotekë, e cila është tejet e pasur me burime dixhitale! Informohuni për filmat më të mirë francezë, dokumentarët dhe filmat e rinj për adoleshentë, të gjithë romanet e ri, stripat, letërsinë për të rinj dhe fituesit e çmimeve letrare.

  • Mediateka e Institutit Francez në Shkup u ofron më të rinjve shumë risi në një mjedis të rinovuar. Ju ftojmë të kundroni dhe të befasoheni nga prurjet tona më të reja !
  • Çdo të enjte, nga ora 15:00 deri në orën 18:00, Instituti Francez në Shkup ju ofron shëtitje virtuale në Paris. Mos ngurroni, njihuni me vendet më të bukura të qytetit të Parisit. Bëni rezervimin e vendit tuaj në adresën e mëposhtme elektronike : mediatheque@ifs.mk

Mirë se vini !

* * * * *

ORË TË FRËNGJISHTES

Më shumë se 1.000 regjistrime në vit, më shumë se 3.500 orë në vit, 600 nxënës dhe 20 vjet cilësi dhe përvojë në organizimin e orëve në gjuhën frënge për fëmijë, filloristë, shkollarë të mesëm dhe të rritur, për të gjitha nivelet dhe nevojat! Instituti Francez në Shkup ju ofron një përqasje inovative për të mësuar frëngjishten sipas përzgjedhjes tuaj: virtualisht ose me prani fizike!

Sessioni veror 2024

2pozadina Session Printemps 2024

Më shumë se një gjuhë, frëngjishtja përfaqëson përveç tjerash një botë të tërë!

Formularin për regjistrim paraprak mund ta gjeni këtu.

Për më tepër informata na kontaktoni në cours@ifs.mk

* * * * *

PROVIME DHE DIPLOMA NDËRKOMBËTARE

Sesioni i shkurtit DELF/DALF 2024

Brochuredelfdalf 2021 Fr Page 1

Regjistrimet në sesionin e shkurtit 2023 të provimeve DELF/DALF do të bëhen nga data 08.04 – 19.04 2024 në Institutin Francez në Shkup.

Datat e provimeve:

DELF A1 J/T – 27/05/2024
DELF A2 J/T – 28/05/2024
DELF B1 J/T – 29/05/2024
DELF B2 J/T – 30/05/2024
DELF C1 dhe C2 – 31/05/2024

Kalendari i sesionit të provimeve për vitin 2024 

* * * * *

STUDIME NË FRANCË

Studioni me çmime të volitshme në Francë dhe merrni diplomë franceze!

Shpallja për aplikime për bursa nga ana e qeveresë franceze France Excellence, per studime në Francë 2024/2025

Për më tepër hollësi na shkruani në: skopje@campusfrance.org

Presentationssalon Site