Regjistrimet për DELF Prim, dëshmi për njohjen e gjuhës frënge për të rinjtë

Delf Prim

Regjistrimet për DELF Prim, dëshmi për njohjen e gjuhës frënge për të rinjtë

Po vijojnë regjistrimet për në sesionin DELF Prim 2025 nga data 7 deri në 17 mars 2025.

Data e nënshtrimit në provim: 11 qershor 2025

Çmimi : 1 700 den


Si të regjistrohesh për provim?

  •  Regjistrimi paraprak (pararegjistrimi) bëhet në formën interaktive:

  • Regjistrimi konfirmohet me pagesën, e cila bëhet personalisht në Institutin Francez në Shkup.

  • E rëndësishme: Formulari duhet të plotësohet dhe është i vlefshëm vetëm gjatë afateve të regjistrimit, të përcaktuara më sipër për sesionin e caktuar.

Vallë, është fëmija juaj midis moshës 7 dhe 12 vjeçare dhe mëson gjuhën frënge?
DELF Prim është diploma e parë për njohjen e gjuhës frënge.

DELF Prim është diplomë në gjuhën frënge, e lëshuar nga Ministria e Arsimit të Francës. Marrja e saj është e mundur në Institutin Francez në Shkup, e për këtë duhet nënshtruar provimit.

Diploma DELF Prim përbëhet nga nivelet vijuese:
A1.1
A1
A2

Pse duhet që fëmija juaj t`i nënshtrohet provimit për marrjen e diplomës DELF Prim?

• sepse kjo është një mundësi për të treguar njohuritë e tij në gjuhën frënge
• është një mundësi për tu shpërblyer për punën dhe mundin e tij
• në këtë mënyrë, ai përvetëson shprehinë e nënshtrimit dhe dhënies së provimeve, që në fillim të mësimit të frëngjishtes.