Instituti Francez shënon 50 vjetorin | Ekspozita dixhitale “Piaf!“ | 07.06.2024

Pozadina Piafs 2024

Instituti Francez shënon 50 vjetorin | Ekspozita dixhitale “Piaf!“ | 07.06.2024

Të premten, më 7 qershor 2024 | Ist Gejt Moll / Instituti Francez në Shkup

Ekspozita e dytë dixhitale në kuadër të kremtimit të 50 vjetorit të Institutit Francez në Shkup
„Piaf!“

Qaramanë, nervozë ose romantikë – parisianët paraqiten si personazhe komike. Të nxituar apo romantikë, parisianët janë zogj qesharakë. “Errratum” dhe “Maison Tangible” ftojnë artistë me prejardhje të ndryshme, që përmes humorit të portretizojnë klishetë e parisienëve. Sorra hipster, rosa në akuapark apo dallëndyshe, që pi kafe në tarracë…

Nëpërmjet ekspozitës “Piaf!” tregohet prizmi artistik, përmes të cilit këta artistë i kundrojnë banorët e Parisit.

E bazuar në një qasje inovative dhe të thjeshtë për vizitorin, ekspozita e shëtit publikun në një peizazh grafik shumëngjyrësh dhe magjepsës, i cili është po aq interesant sa për të rinjtë, ashtu edhe për të moshuarit. Çdo vepër “përjetësohet” nëpërmjet realitetit të shtuar përmes aplikacionit të Maison Tangible, i cili mund të shkarkohet falas në tabletë dhe në pajisjet celulare

Ejani të mësoni më shumë rreth kësaj ekspozite, e cila do të prezantohet në dy pjesë: 10 vepra në Ist Gejt Moll, e ndërkaq 5 të tjera në vitrinën e Institutit Francez në Shkup.

Ekspozita është e hapur deri më 21 qershor 2024.

Piafs Expo1310 Kiblind Rvb 05oeuvrescartespostales 1500x1000px