Çka është TEF

 

Prezantimi TEF – Testi i vlerësimit të frëngjishtes

Ekziston në katër versione:

EFT / eTEF

TEFAQ / eTEFAQ

TEF Kanada

TEF për Natyralizim

 

TEF është paraparë kryesisht për kandidatët, gjuha amtare e të cilëve nuk është frëngjishtja. Ai ka për qëllim një audiencë të rritur (16 vjeç) që dëshiron të vlerësojë aftësitë e veta të vërteta në frëngjisht. Mund të përdoret si pjesë e një projekti të studimeve të larta, i një projekti të emigrimit në një vend ku flitet frëngjisht ose për qëllime personale.

 

Testet e detyrueshme:

Të kuptuarit e leximit: 60 min. – 50 pyetje – 300 pikë

Të kuptuarit oral: 40 min. – 60 pyetje – 360 pikë

Leksiku dhe struktura: 30 min. – 40 pyetje – 240 pikë

 

Testet opsionale:

Të shprehurit me gojë: 15 min. – 2 tema për të trajtuar – 450 pikë

Të shprehurit me shkrim: 60 min. – 2 tema për të trajtuar – 450 pikë

 

Që nga 1 Nëntori 2016 (për TEFAQ) dhe 1 Janar 2017 (për Natyralizimin TEF), çertifikatat nuk do të dërgohen më në format letre për kandidatët.

 

Për më shumë informacione mbi testet, vizitoni faqen e internetit : https://www.lefrancaisdesaffaires.fr/tests-diplomes/test-evaluation-francais-tef/