Instituti Francez shënon 50 vjetorin | “Mozaiku” i koreografit Murad Merzuki, interpretuar nga grupi “Kafig” | 17.05.2024

Pozadina Mozaik 2024

Instituti Francez shënon 50 vjetorin | “Mozaiku” i koreografit Murad Merzuki, interpretuar nga grupi “Kafig” | 17.05.2024

Të premten, më 17 maj 2024, në orën 20:00 | Në Teatrin Kombëtar të Maqedonisë së Veriut

Shfaqje kërcimi dhe vallëzimi me rastin e hapjes së manifestimit për hir të shënimit të 50 vjetorit të Institutit Francez në Shkup, në kuadër të edicionit të 20-të të festivalit të vallëzimit në Shkup.

“Mozaiku” i koreografit Murad Merzuki, interpretuar nga grupi “Kafig” 


Ngjarja realizohet me mbështetjen e kompanisë farmaceutike “Zegin” dhe “Pezho”.


Në hollin e Teatrit Kombëtar të Maqedonisë së Veriut do të vendoset ekspozita retrospektive, e cila rrëfen veprimtarinë e Institutit Francez gjatë pesëdhjetë viteve të fundit.

Sot, Merzuki është njëri nga koreografët më aktualë dhe më të famshëm francezë. Qeveria franceze i besoi atij realizimin e koreografisë me rastin e ceremonisë zyrtare të hapjes së Lojërave Olimpike 2024, e cila titullohet “Vallja e Lojërave”.

Pas suksesit të madh të performancës së kërcimit “Piksel” në vitin 2017, Murad Merzuki dhe grupi “Käfig” / “Käfig” kthehen në Shkup me spektaklin më të ri të kërcimit, të titulluar “Mozaiku”. Mos e leni pa e ndjekur!

Murad Merzuki është aktualisht njëri nga koreografët më të njohur francezë. Ai u përzgjodh për të realizuar koreografinë e ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike, me titull “Vallja e Lojërave”.

Për tridhjetë vjet me radhë, Murad Merzuki në fakt kontribuoi në zhvillimin e hip-hop-it dhe e forcoi vendin e këtij lloji të kërcimit në peizazhin koreografik bashkëkohor.

Nëpërmjet boksit, cirkut, muzikës klasike dhe kërcimeve ajrore, duke udhëtuar nga njëri krijim në tjetrin, publiku zbarkon në një univers të ri, i cili në vetvete është unik, poetik dhe vizual.

Çdo pikë kërcimi është fryt i takimeve në dukje të papritura të kërcimit. Secili në mënyrën e vet lëviz shtigjeve, anashkalon klishetë, kapërcen kufijtë estetikë dhe zbulon perspektivat e reja të hip-hop-it.

Në këtë përzierje artistike, e cila në thelb përmban pikat më të mira të repertorit të tij, Merzuki shfaqet si krijues-alkimist.

Mosaik Site1

Në vitin 2022, pas përfundimit të mandatit të tij në Qendrën Koreografike Kombëtare në Kretej dhe Val-de-Marn, Merzuki propozoi një prezantim të ecejakut të karrierës së tij artistike si kërcimtar, duke ftuar tridhjetë kërcimtarë nga grupi “Kafig” për të interpretuar disa pjesë nga performancat e tij të kërcimit, të cilat në këtë mënyrë, të pleksura në një vepër, do të shfaqen për herë të parë në skenë.

Sot, pikërisht me dëshirën për t’u afruar edhe më tepër me publikun, Murad Merzuki krijon performancën e re të kërcimit “Mozaiku”. Me pesë interpretues në skenë, kjo pjesë koreografike “universale” është “dizajnuar” për t’iu përshtatur çdo lloji të skenës, si në ambiente të mbyllura ashtu edhe në ato të hapur, por edhe për t’u interpretuar në hapësira që nuk janë ekskluzivisht salla kërcimi. Nga shfaqjet “Kafig” (1996) tek “Ngjyra e shegës” (2024), Murad Merzuki ju fton të për(jetoni) momentet më të rëndësishme të repertorit të tij të kërcimit, të cilat kanë mahnitur shumë breza e të cilët kanë mbetur adhurues besnikë të artit të tij!

Me fragmentet vijuese të kërcimit:  “Kafig” (1996), “Karta të bardha” (2016), “Folia” (2018), “Feniksi” (2022), “Ngjyra e shegës” (2024).

Mosaik Site 2