Kushtet e përgjithshme dhe karta e cilësisë

Kushtet e përgjithshme të shitjes

Për t’u njohur me kushtet e përgjithshme të çmimit të kurseve gjuhësore në Institutin Francez të Shkupit, klikoni këtu.

 

Karta e cilësisë

Angazhimi ynë:

T’ju informojmë me

– informata të qarta dhe të hollësishme në lidhje me kurset dhe çertifikatat tona, përmes një faqe interneti të azhurnuar rregullisht

– formalitete të thjeshta dhe të shpejta të regjistrimit, formularin e para-regjistrimit, të qasshëm përmes internetit

– informacione dhe një shkëmbim të përhershëm përmes rrjeteve sociale

 

T’ju mirëpresim

– një ekip në dispozicionin tuaj për t’ju mirëpritur dhe për t’ju udhëhequr

– ambiente të ndriçuara, të mirëmbajtura, të vendosura mirë dhe funksionale

– klasa të pajisura me pajisje moderne teknologjike (TBI)

– një zonë dokumentacioni për t’ju ndihmuar të mësoni frëngjisht

 

T’ju trajnojmë

– kurse frëngjishte që përputhen me Kuadrin e Përbashkët Evropian të Referencave për Gjuhët

– menjëherë pas reazlimit të testit hyrës, vendosja dhe përfshirja juaj në grupin më të përshtatur me nivelin tuaj dhe sipas nevojave tuaja

– grupe të vogla që lejojnë një qasje të individualizuar

– praktikat e harmonizuara dhe të mbikëqyrura të mësimdhënies që lejojnë ndjekjen tuaj

– një mundësi për të vërtetuar nivelin tuaj përmes një diplomë ndërkombëtare, gjatë seancave të organizuara në ambientet tona