Instituti Francez shënon 50 vjetorin | Takim me shkrimtarin, Matijas Enar, fitues i çmimit më prestigjioz letrar francez “Gonkur” | 19.06.2024

Pozadina Mathias Enard

Instituti Francez shënon 50 vjetorin | Takim me shkrimtarin, Matijas Enar, fitues i çmimit më prestigjioz letrar francez “Gonkur” | 19.06.2024

Të mërkurën, më 19 qershor 2024, në orën 19 | Në Europe House

Takim me shkrimtarin, Matijas Enar, fitues i çmimit më prestigjioz letrar francez “Gonkur” në vitin 2015
Matias Enar, shkrimtar atipik  

Takimi organizohet në bashkëpunim me shtëpinë botuese Antolog”

Matias Enar është shkrimtar dhe përkthyes francez. Pas shkollimit në Shkollën e Luvrit, ai vajti për të studiuar arabisht dhe persisht në INALCO (Institutin e Studimeve të Gjuhëve Orientale). Pas një qëndrimi të gjatë në Lindjen e Mesme, ai u shpërngul në vitin 2000 në Barcelonë. Aty redaktoi disa revista në fushën e kulturës. Ai ishte gjithashtu edhe anëtar i redaksisë së revistës “Inculte” në Paris, ndërkaq në vitin 2010, ai ligjëroi arabisht në Universitetin e vjeshtës në Barcelonë.

“Gjuajtje e përsosur” është romani i tij i parë, i botuar në vitin 2003. Një vit më pas, ai fitoi çmimet “Le Prix des cinq continents de la francophonie” (Çmimi i pesë kontinenteve të frankofonisë) dhe “Prix Edmée-de-La-Rochefoucauld”, ndërkaq u përfshi gjithashtu edhe në përzgjedhjen e Festivalit të romanit fillestar 2004.

Në vitin 2008, shtëpia botuese “Actes Sud” botoi romanin e tij “Zona”, i cili është specific, sepse përmban vetëm një fjali në vetën e parë, ndërkaq numëron deri në pesëqind faqe. Ka fituar disa çmime, duke përfshirë edhe çmimet: Prix Décembre 2008, Prix Candide dhe Prix du Livre Inter 2009.

Në vitin 2012, shtëpia botuese “Actes Sud” botoi veprën “Rruga e vjedhësve”, e cila në thelb është një udhëpërshkrim i një të riu maroken, i cili endet nëpër Spanjë gjatë Pranverës Arabe dhe protestave të mëdha spanjolle.

Në vitin 2015, ai fitoi çmimin “Gonkur”, për romanin e tij “Busulla”, i cili trajton pikëpamjen dhe këndvështrimin e Orientit kundruall Oksidentit.

Në vitin 2020, ai botoi romanin “Banketi vjetor i vëllazërisë së varrmihësve”. Nga shtatori i po këtij viti, ai bëhet producent dhe drejtues i emisionit kushtuar letërsisë, me titull “La Salle des machines”, (shq. Salla e makinave), i cili transmetohet në kanalin “France-Culture”.

Pas qëndrimit të shkurtër të autorit në vitin 2019, Matijas Enar vjen sërish në Shkup, për të realizuar takimin e madh letrar me publikun e lexuesve.