Kurse të specializuara të frëngjishtes

Drejtësi

Qëllimi i kurseve të frëngjishtes juridike është përvetësimi i leksikut dhe frazeologjisë së të drejtës në frëngjisht dhe janë të destinuara për studentë ose profesionistë që kanë tashmë aftësi në gjuhën frënge.

 

Biznes

Këto kurse ju ofrojnë trajnime për të përdorur aftësi kyçe të komunikimit profesional: komunikim me klientët, pjesëmarrje në takime, shënime, prezantim të një projekti, etj.

 

 

Turizëm dhe hotelieri

Kurset kanë për qëllim që t’i përmirësojnë aftësitë e nevojshme për ta lehtësuar kontaktin me një klientelë frankofone. Qëllimi është të jeni në gjendje ta përdorni frëngjishten në situata të ndryshme të negociatave dhe organizimit.

 

Diplomaci, marrëdhënie ndërkombëtare dhe evropiane

Ju punoni në një institucion të lidhur me Bashkimin Evropian apo jeni student në shkenca politike, marrëdhënie ndërkombëtare dhe studime evropiane? Ky kurs do t’ju japë mjete dhe aftësi për t’i kuptuar më mirë lajmet dhe aktualitetet ndërkombëtare dhe evropiane.

 

Përgatitje për provime

Të realizuara nga instruktorë të kualifikuar, këto kurse do t’ju përgatisin t’ia dilni më mirë në provimet DELF / DALF, TCF dhe TEF.