Mediateka

E krijuar në vitin 1974 dhe e rinovuar në vitin 2013, mediateka e Institutit Francez të Shkupit, sot mirëpret një audiencë të madhe të fëmijëve, adoleshentëve dhe të rriturve: 12 000 vizitorë, më shumë se 400 të regjistruar dhe 7 000 huazime çdo vit.

 

Mediateka e IFS ka për mision ndërtimin, vlerësimin dhe përditësimin e vazhdueshëm të burimeve franceze dhe frankofone. Aktualisht, ajo i ofron publikut, në huazim apo konsultim në hapsirat e saj, më shumë se 10,000 dokumente në të gjitha formatet:

• Romane, letërsi dhe libra me tema të ndryshme (gjuhësi, pedagogji, artet e bukura, shkenca shoqërore dhe teknike, gjeografi, turizëm, histori, filozofi, fjalorë dhe enciklopedi, autorë francezë, të përkthyer në maqedonisht dhe shqip, libra të animuar, letërsi për fëmijë. . .)

• Gazeta dhe revista (ditore, javore, mujore …)

• CD muzikore (shumëllojshmëri franceze, muzikë klasike, rok, xhaz, rege, hip-hop …)

• CD-ROM-e (argëtuese-edukative, mësim të frëngjishtes dhe lojëra video)

• Filma DVD (fiksion, dokumentarë, filma të vizatuar dhe filma për fëmijë)

 

Mediateka, e organizuar në dy nivele, përfshin një zonë pune dhe sallë leximi, një kënd për fëmijë dhe të rinj, katër hapsira konsultimi në internet, me qasje ëifi, një bibliotekë të nxënësit dhe një zonë informacioni CAMPUS-France.

 

 

Orari i punës dhe kontaktet

Mediateka e IFS-së është e hapur nga e hëna deri të premten nga ora 11:00 deri në orën 18 :00 dhe të shtunën nga ora 10:00 deri në orën 13:00.

Të punësuarit tanë janë gjithmonë aty për t’ju këshilluar për atë që ju dëshironi të lexoni apo hulumtoni.

Për çdo pyetje, na shkruani në adresën e mëposhtme: mediatheque@ifs.mk ose na telefononi në 02 / 3116-734 dhe 02 / 3118-503.

 

Këndi për fëmijë dhe të rinj

Mediateka e IFS-së ofron një hapësirë kushtuar fëmijëve dhe të rinjve, ku mund të gjeni leximet e para, albumet e autorëve dhe ilustruesve francezë, tregime, fletore të animuara, fjalorë, romane për adoleshencë, revista për të rinj , CD-ROM argëtuese-edukative, lojëra video, filma të vizatuar dhe një tablet numerik i cili iu destinohet fëmijëve.

 

Biblioteka e nxënësit

Biblioteka e nxënësit është një hapësirë kushtuar mësimdhënies dhe të mësuarit të frëngjishtes, ku është e mundur të gjesh libra në frëngjishte të lehtë, të klasifikuar në nivele, sipas Kornizës së Përbashkët Evropiane të Referencës: A1, A2, B1, B2 , metodat e të mësuarit të frëngjishtes si gjuhë e huaj (FLE), dhe mjetet mësimore, gjuhësore dhe mjete të tjera plotësuese për mësimdhënien dhe të mësuarit e gjuhës frënge.

Për të gjetur një vepër të klasifikuar sipas niveleve, këshillohuni me katalogun në internet, zgjidhni opsionin: Kërkim i avancuar, pastaj Subjekti, shkruani A1, A2, B1 ose B2 në fushën e parë dhe filloni kërkimin.

 

Katalogu Online

Katalogu online  http://skopje.agate-sigb.com ju lejon të njiheni me fondin e mediatekës në vend dhe në distancë, bazuar në kritere të ndryshme kërkimi, të shihni nëse materiali i kërkuar është në dispozicion, si dhe të njiheni me të rejat e fundit!

Numri i kartelës së anëtarësimit, ju lejon të krijoni llogarinë tuaj dhe kështu të keni qasje në dosjen tuaj të huzimit(data e kthimit dhe numri i dokumenteve të huazuara).

Për të kërkuar sipas fushave, shënoni “të shtypur” dhe do ta merrni një listë të të gjithë librave të cilët janë në dispozicion(ose të huazuar), shtypni “muzikë” dhe do ta merrni listën e të gjitha CD-ve të muzikës, etj. Për të gjetur një libër, revistë ose film, mund të kërkoni sipas titullit, autorit, botuesit, temës ose koleksionit.

 

Politika e dokumentimit

Oferta jonë pasurohet rregullisht me risi dhe ju lejon të ndiqni më të mirat nga aktualiteti francez! Do të keni mundësi të gjeni produksionet më të rinj të filmave, filmave fitues të çmimeve, botimet më të reja të letërsisë bashkëkohore, metodat dhe mjetet më të reja për të mësuar frëngjisht, risitë më të avancuara për të rinjtë!

Çdo sugjerim i juaji për prurje të reja është i mirëseardhur!

Për të bërë sugjerime për blerje apo prurje, na shkruani në: mediatheque@ifs.mk