Kulturteka

 

Mediateka jonë përfshin një ofertë digjitale, përmes platformës CULTURETHÈQUE. Culturethèque është një bibliotekë digjitale, e cila ua mundëson anëtarëve të Institutit Francez të Shkupit dhe Aleancave Franceze të Tetovës dhe Manastirit, që të qasen nga distanca në burimet digjitale si: libra, revista të animuara, revista, gazeta ditore, muzikë, video dokumentare dhe fiksion, regjistrime të koncerteve dhe konferencave …

 

Janë me qindra e mijëra dokumente digjitale që janë në dispozicion në territorin e Maqedonisë, përmes transmetimit ose shkarkimit, e që vijnë nga institucionet kryesore partnere kulturore, ose nga ofruesit tregtarë të përmbajtjes digjitale.

 

Qasja është plotësisht falas për anëtarët e mediatekës dhe secili anëtar ka një llogari personale (emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin), që nga regjistrimi i tij në mediatekë.

 

Ata të cilët nuk janë të regjistruar, kanë mundësi të regjistrohen falas për një periudhë 3 javore. Përtej kësaj periudhe, për të vazhduar të përfitojnë nga ky shërbim, është e nevojshme që të regjistrohen në mediatekë.

 

Për të mësuar më shumë rreth përdorimit të Culturethèque, ju ftojmë ta ndiqni këtë prezantim video :