Çka është TCF

Për provimet e TCF dhe TEF, regjistrimi bëhet nga data 1 deri më 20 të çdo muaji, ndërkaq provimi mbahet në muajin vijues, nga data 20 deri më 30 (nga tetori e deri në qershor).

 

 

Test i njohjes së frëngjishtes

Ekzistojnë tre versione:

 

TCF I përgjithshëm – Vlerëson aftësitë e gjuhës frënge për qëllime personale, akademike ose profesionale.

 

TCF për Quebec – Vlerëson nivelin e frëngjishtes në kontekstin e një aplikimi për imigracion në Zyrën e Emigracionit në Quebec.

 

TCF për qasje në shtetësinë franceze – Ai vlerëson nivelin e frëngjishtes në kontekstin e një kërkese për fitimin e kombësisë franceze.

 

Çdo version i TCF-së është i përbërë nga teste të ndryshme, të detyrueshme ose plotësuese, me ose pa mundësi të kombinimit të testeve.

 

Testet e detyrueshme

Të kuptuarit e leximit: 29 pyetje në 45 min.

Strukturat e gjuhës: 18 pyetje në 15 min.

Të kuptuarit e shprehjes me gojë: 29 pyetje në 25 min.

 

Testet opsionale

Të shprehurit me gojë: 12 min.

Të shprehurit me shkrim: 60 min.

 

Për më shumë informacion mbi testet, vizitoni uebfaqen https://www.france-education-international.fr/