Koleksione tematike

Falë partneritetit me shoqatën Biblionef, mediateka e IFS-së iu siguron shkollave dhe mësuesve të frëngjishtes gjatë gjithë vitit shkollor, 14 koleksione tematike të librave francezë për fëmijë, të organizuar rreth temave të ndryshme: arte, komikë, kafshë, filozofi, ekologji dhe mjedis, kohë e lirë, gastronomi, fiksione për fëmijëri të hershme, klasikë letrar.

 

Çdo koleksion shoqërohet me një fletë shpjeguese dhe propozime pedagogjike me objektivat e mëposhtëm:

• Zhvillimi i një ndjenje për gjuhën frënge dhe leximin te nxënësit

• Diversifikimi dhe kompletimi i kurrikulës së gjuhës frënge me dokumentacion të pasur dhe cilësor

• Shoqërimi i nxënësve në ndërtimin e njohurive mbi botën përreth tyre

 

Për të përfituar nga koleksionet në leksionet tuaja, na shkruani në mediatheque@ifs.mk për të rezervuar një koleksion për një periudhë të dëshiruar.