Instituti Francez shënon 50 vjetorin | Ekspozita dixhitale “Livelyy” | 18.05.2024

Pozadina Livelyyy 2024

Instituti Francez shënon 50 vjetorin | Ekspozita dixhitale “Livelyy” | 18.05.2024

Të shtunën, më 18 maj 2024 | Hyrja qendrore e Ist Gejt Moll-it 

Në kuadër të kremtimit të 50-vjetorit, Instituti Francez në Shkup, në partneritet me qendrën tregtare Ist Gejt Moll, ofron një cikël prej tre ekspozitash novatore të hapura për publikun.

Për herë të parë në Shkup, në fasadën e Ist Gejt Moll-it, shikoni ekspozitën:

« Livelyyy » të Gijomitit, të krijuar nga shoqata Elektroni[k]

Me krijimet e tij dhe me një univers gjeometrik tepër shumëngjyrësh, artisti Gijomit flak tutje kufijtë midis vizatimit, animacionit dhe video-lojërave dhe në veprat e tij përqafon temat bashkëkohore përmes humorit dhe absurditetit. Në të njëjtën kohë, motivi i kësaj vepre të re, në formën e një murali monumental, është qëndrimi ynë ndaj mjedisit jetësor dhe në përgjithësi ndaj botës së gjallë.

Pjesëmarrja dhe ndërveprimi i publikut është elementi kryesor në qasjen artistike të Gijomitit. Në këtë vepër, interaktiviteti materializohet në një video-lojë argëtuese përmes realitetit të shtuar, i cili hedh një dritë krejtësisht të ndryshme mbi vetë muralin.

Së këndejmi, animacioni në realitetin e shtuar e shndërron sipërfaqen e sheshtë të muralit në një univers të madh 3D, në të cilin mbretërojnë një mori kafshësh, insektesh dhe mikrobesh – pjesë e ekosistemit tonë të brishtë.

Pra, falë realitetit të shtuar dhe celularëve tuaj, të cilët do t’i shndërroni në mikroskop, do të zbuloni një thesar të pabesueshëm që përmban kjo vepër. Mu si një kopshtar, vizitorët do të duhet të kujdesen për botën e gjallë përmes një video-loje të mrekullueshme.

Ekspozita është e hapur deri më 1 qershor 2024. 

M21 Livelyyy Guillaumit St Anne Gwendal Le Flem 1600x700 1