Bursa

Këto janë bursa për një vit akademik (9 muaj) për studentët në nivelin Master dhe studime të doktoraturës.

 

Kandidatët që kanë të drejtë për këtë program bursash janë studentë të motivuar, me një kandidaturë cilësore, të cilët i kanë zgjedhur fushat e studimit, të konsideruara me përparësi për zhvillimin e vendit.

 

Përparësi u jepet studimeve të gjuhës frënge dhe kërkohet një nivel i mirë i frëngjishtes. Sidoqoftë, aplikimet për studime specifike në anglisht (grandes écoles, shkolla inxhinierike, etj.), nga studentë me përvojë akademike të përsosur dhe që tregojnë rëndësinë dhe koherencën e projektit të studimeve në Francë, do të ekzaminohen mbi një bazë të jashtëzakonshme. 

 

Bursa i mbulon të hollat e shkollimit, sigurimet shoqërore të studentëve dhe një shumë të cakutar të hollash.

 

Thirrja për aplikime për bursa hapet në 1 Mars të çdo viti dhe afati i fundit për paraqitjen e aplikacionit për bursë është data 24 Maj.

 

 

Programet tjera të bursave që janë në dispozicionin tuaj:

 

Bursat e shkëlqyeshmërisë « Eiffel »

Për nivelet Master dhe Doktoraturë në fushat e së drejtës dhe shkencave politike, menaxhimit të ekonomisë, shkencave inxhinierike. Aplikimet mund të paraqiten vetëm nga institucionet franceze. Informacionet janë të disponueshëm në faqen:
https://www.campusfrance.org/fr/le-programme-de-bourses-d-excellence-eiffel

 

Programet e bursave evropiane

Programi Erasmus + ofron bursa ose praktikë nga 3 deri në 12 muaj.

Për më shumë informacion mbi shkëmbimet nëpërmes programit Erasmus +, kontaktoni koordinatorin e këtij programi në universitetin tuaj, si dhe Agjencinë Kombëtare të Programeve Evropiane dhe Shkëmbimit :

http://www.na.org.mk/index.php/mk/.

Programi Erasmus Mundus,  në kuadër të progarmit Erasmus + për nivelet master dhe doktoratë, është ngritur nga të paktën tre institucione të arsimit të lartë nga vende të ndryshme. Kurset parashikojnë një periudhë studimi në të paktën dy institucione dhe studentët marrin një diplomë të dyfishtë, të shumëfishtë ose të përbashkët.
https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/news/erasmus-mundus-catalogue-expanding-degrees_fr

 

Shumë organizata franceze dhe ndërkombëtare gjithashtu ofrojnë mundësi të fitimit të bursave.

Baza e kërkimeve e CampusBourses e bën më të lehtë kërkimin e fondeve për studime : 

http://campusbourses.campusfrance.org/fria/bourse/#/catalog