Mediateka e Institutit Francez të Shkupit i mirëpret të gjithë ata që janë të interesuar për kulturën dhe gjuhën frënge dhe iu drejtohet në radhë të parë fëmijëve, adoleshentëve, studentëve dhe mësuesve të gjuhës frënge.
Konsultimi i dokumenteve në hapsirat e IFS-së është falas, ndërsa huazimi i dokumenteve është i kufizuar vetëm për anëtarët.
Çmimet
Abonimi i rregullt është 800 denarë në vit, ndërsa çmimi me zbritje, gjegjësisht 400 denarë, vlen për nxënësit, studentët dhe mësuesit e frëngjishtes.
Regjistrimi falas vlen për nxënësit e gjuhës frënge të Institutit Francez të Shkupit. Çdo regjistrim në mediatekë përfshin qasje falas në mediatekën numerike Culturethèque, përmes një kodi personal.
Huazimet dhe afatet
Kohëzgjatja e huazimit të librave është e përcaktuar për një afat maksimal prej 3 javëve.
Filmat, CD-ROM-et, CD-të audio dhe revistat mund të huazohen për një javë.
Rezervimi i dokumenteve apo shtyrja e afateve mund të bëhet edhe me telefon ose email.
Orari i punës dhe kontaktet
Mediateka e IFS-së është e hapur nga e hëna deri të premten nga ora 11:00 deri në orën 18 :00 dhe të shtunën nga ora 10:00 deri në orën 13:00.
Të punësuarit tanë janë gjithmonë aty për t’ju këshilluar për atë që ju dëshironi të lexoni apo hulumtoni.
Për çdo pyetje, na shkruani në adresën e mëposhtme: mediatheque@ifs.mk ose na telefononi në 02 / 3116-734 dhe 02 / 3118-503.