Muaji mars 2024 – Muaji i Frankofonisë
►SHFAQJE FILMASH
Të premten, më 01 mars 2024, në orën 20 | Në kinemanë “Milenium”
Mbrëmja gala filmike për të shënuar hapjen e muajit të Frankofonisë
“Pasioni i Doden Bufanit”, bashkëprodhim franko-belg nga Tran An Hung (2023; 2 orë e 16 minuta) me Zhyliet Binosh, Benoa Mazhimel dhe Emanuel Salenzhe
►PARLAMENTI RINOR
Të enjten, më 7 mars 2024, në orën 10
Parlamenti Frankofon i të Rinjve
Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Frankofonisë. Me theks në komunikimin dhe mbulimin mediatik të ngjarjes
►MUZIKË
Të premten, më 8 mars 2024, në orën 21 | Në sallën « Laboratorium »
Koncerti i grupit zviceran « Hubris »
Ngjarje e organizuar nga Ambasada e Zvicrës
►SHFAQJE FILMASH
JAVA E KINEMASË FRANKOFONE
Java e filmit frankofon, në bashkëpunim me Ambasadat e vendeve anëtare të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë.
Java e filmit frankofon I 15.03.2024 – 22.03.2024 I Në Kinotekë
►KONKURSIT PËR LEXIM SHPREHËS
Të shtunën, më 16 mars 2024, në orën 13 | Në Kinotekë
Mbrëmja finale e edicionit të dytë të KONKURSIT PËR LEXIM SHPREHËS të organizuar nga Instituti Francez në Shkup
►LIGJËRATA NË LINJË E SHKRIMTARIT FRANKO-RUMUN MATEJ VISHNIEC
Të premten, më 20 mars 2024, në orën 18 | Në Qendrën Informative të BE-së
Ligjërata në linjë e shkrimtarit franko-rumun, Matej Vishniec, organizuar nga Katedra e Gjuhëve dhe Letërsisë Romane në Fakultetin Filologjik në Shkup.
►EKSPOZITË
Të premten, më 22 mars 2024, në orën 12 |Në Galerinë “Çifte Hamam”
“Reflektime nga Parisi III – Cité des arts”
► MUZIKË
- MBRËMJE FRANCEZE NË FESTIVALIN E XHAZIT
Të enjten, më 4 prill 2024 l Në orën 21:00 | Në IK, Tetarin Kombëtar në Manastir
Mbrëmje franceze në Festivalin e Xhazit në Manastir
Me treshen e Nikola Gardelit
* * * *
MEDIATEKA
► RISI NË MEDIATEKË Ejani të na vizitoni dhe të huazoni titujt më të fundit të romaneve, librave në një frëngjishte të lehtë, metodave të mësimit të frëngjishtes, stripave dhe librave të tjerë për fëmijë. Gjithashtu ju ftojmë të na vizitoni në kuadër të punëtorive tematike dhe animacioneve, të organizuara në orët e frëngjishtes nëpër institucionet shkollore.
Mediateka është e hapur nga e hëna deri në të premten, nga ora 11:00 deri në orën 18:00, si dhe të shtunën nga ora 10:00 deri në orën 13:00.
Mediateka e Institutit Francez në Shkup është një vend për argëtime, takime dhe shkëmbime. Gjatë gjithë vitit, ajo ofron punëtori dhe aktivitete; organizoni takime me ne dhe mësoni për ofertën tonë! Bëhuni anëtar/e i/e mediatekës, merrni kartën e anëtarësisë dhe përfitoni nga ofertat e mediatekës së Institutit Francez në Shkup. Anëtarët e mediatekës kanë qasje falas në mediatekën në linjë Kulturotekë, e cila është tejet e pasur me burime dixhitale! Informohuni për filmat më të mirë francezë, dokumentarët dhe filmat e rinj për adoleshentë, të gjithë romanet e ri, stripat, letërsinë për të rinj dhe fituesit e çmimeve letrare.
- Mediateka e Institutit Francez në Shkup u ofron më të rinjve shumë risi në një mjedis të rinovuar. Ju ftojmë të kundroni dhe të befasoheni nga prurjet tona më të reja !
- Çdo të enjte, nga ora 15:00 deri në orën 18:00, Instituti Francez në Shkup ju ofron shëtitje virtuale në Paris. Mos ngurroni, njihuni me vendet më të bukura të qytetit të Parisit. Bëni rezervimin e vendit tuaj në adresën e mëposhtme elektronike : mediatheque@ifs.mk
Mirë se vini !
* * * * *
ORË TË FRËNGJISHTES
Më shumë se 1.000 regjistrime në vit, më shumë se 3.500 orë në vit, 600 nxënës dhe 20 vjet cilësi dhe përvojë në organizimin e orëve në gjuhën frënge për fëmijë, filloristë, shkollarë të mesëm dhe të rritur, për të gjitha nivelet dhe nevojat! Instituti Francez në Shkup ju ofron një përqasje inovative për të mësuar frëngjishten sipas përzgjedhjes tuaj: virtualisht ose me prani fizike!
Sessioni pranveror 2024
Më shumë se një gjuhë, frëngjishtja përfaqëson përveç tjerash një botë të tërë!
Orët do të mbahen nga data 5 shkurt deri më 29 mars 2024.
Formularin për regjistrim paraprak mund ta gjeni këtu.
Për më tepër informata na kontaktoni në cours@ifs.mk
* * * * *
PROVIME DHE DIPLOMA NDËRKOMBËTARE
Sesioni i shkurtit DELF/DALF 2024
Regjistrimet në sesionin e shkurtit 2023 të provimeve DELF/DALF do të bëhen nga data 08.04 – 19.04 2024 në Institutin Francez në Shkup.
Datat e provimeve:
DELF A1 J/T – 27/05/2024
DELF A2 J/T – 28/05/2024
DELF B1 J/T – 29/05/2024
DELF B2 J/T – 30/05/2024
DELF C1 dhe C2 – 31/05/2024
Kalendari i sesionit të provimeve për vitin 2024
* * * * *
STUDIME NË FRANCË
Studioni me çmime të volitshme në Francë dhe merrni diplomë franceze!
Për më tepër hollësi na shkruani në: skopje@campusfrance.org