15 Jun Instituti Francez shënon 50 vjetorin | Teatër rrugor: “Ëndrra e Erberit” interpretuar nga trupa e teatrit “Kidam” | 29.06.2024
Më 29 qershor 2024, në orën 21 | Në rrugën dhe sheshin e qytetit „Maqedonia“
“Ëndrra e Erberit” interpretuar nga trupa e teatrit “Kidam”
Ngjarja organizohet në kuadër të festivalit “Vera e Shkupit”, me mbështetjen e “Biotek-ut” dhe “Pezho-s“.
Vendi i nisjes: Muzeu i Qytetit të Shkupit
Vendi i mbërritjes dhe i shfaqjes: Sheshi “Kryengritja e Karposhit”
–
E themeluar në vitin 1994, nga Zhan-Batist Dipere, trupa e teatrit “Kidam” ka krijuar pesëmbëdhjetë spektakle. Duke shfaqur nga 100 deri në 150 shfaqje në vit, artistët e kësaj trupe kanë udhëtuar nëpër pesëdhjetë vende të botës, nga Kosta Rika në Afrikën e Jugut, duke kaluar përmes Japonisë dhe Australisë.
Në një botë vizuale, ndriçuese dhe muzikore, trupa sjell mistiken dhe poetiken në jetën e përditshme dhe me ndihmën e kostumeve dhe transformimeve gjigante, “zotëron” hapësirën publike dhe kohën për të realizuar një spektakël të mirëfilltë. Pikërisht, mu si kur na kaplon gjumi, ashtu edhe gjatë kësaj shfaqjeje, çdokush mund t`i lejojë imagjinatës së vet përkatëse, të interpretojë lirisht atë që e sheh dhe të krijojë nga e njëjta rrëfimin e tij personal.
Trupa përfshin tridhjetë artistë dhe teknikë nga fusha të ndryshme (teatër, kërcim, muzikë, cirk, etj.). Ata vijnë nga Bres Valon-I, një fshat i cili ndodhet në pjesën veriore të departamentit të En-it.
Një surprizë e madhe ju pret në fund të spektaklit të rrugës!
Krahas aktivitetit të saj, trupa zhvillon projekte për të rritur ndërgjegjësimin për artet e rrugës (prova publike, kurse trajnimi, punëtori praktike artistike).
Ju pret një befasi e madhe në fund të spektaklit rrugor!
–