Arsimimimi i vazhdueshëm

 

Mësues efikas dhe të motivuar të frëngjishtes dhe në frëngjisht, ky është realiteti!

Mësimi i një gjuhe bazohet në aftësimin e mirëfilltë fillestar të mësuesve dhe trainimin e vazhdueshëm të përshtatur, me synim për të integruar qasje të reja pedagogjike dhe mjetet më moderne teknologjike. Mësimi i një gjuhe duhet t’i pasqyrojë ngjarjet gjuhësore dhe kulturore të vendit të origjinës së tij, ndërsa në rastin tonë kjo është frëngjishtja dhe Franca.

 

Për këtë qëllim, Instituti Francez në Shkup po zhvillon dy programe kryesore:

• Seminare trajnimi, të organizuara nga Instituti Francez I Parisit, në bashkëpunim me Qendrën Ndërkombëtare për Studime Pedagogjike (CIEP) ose në rajon me institutin lokal francez.

• Universiteti Veror i Strugës, i cili iu destinohet të gjithë mësuesve të frëngjishtes dhe në frëngjisht në Maqedoni dhe I cili ka një dimension rajonal duke mirëpritur mësuesit nga vendet fqinje.

 

Kjo përpjekje e rëndësishme i përgjigjet shqetësimit të Institutit Francez të Shkupit për të parë mësimin e një gjuhe frënge të dobishme, të lidhur ngushtë me nevojat personale dhe profesionale të nxënësve dhe studentëve, mbi temat aktuale dhe me shprehje dhe mjete të komunikimit dhe shkëmbime që janë ato të rinisë së vendit: këngë, filma, revista, internet, kompjuter, … Kjo është e mundur falë shumë mësuesve të vendosur në shkolla dhe universitete.

 

Për të gjitha dosjet arsimore dhe gjuhësore, Instituti Francez në Shkup punon në koordinim të rregullt me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Shoqatën e Mësuesve të Frëgjishtes në Republikën e Maqedonisë së Veriut(RMV), Rrethi frankofon të RMV-së dhe shoqatat e miqësisë franceze dhe frankofone.