Frankofonia

Në 4 anët e botës, në 5 kontinente!

 

Komuniteti i atyre që ndajnë një gjuhë, frëngjishten dhe vlerat universale në disa numra (të dhëna OIF).

 

• 300 milion frankofonë në të gjithë botën

• 60% e frankofoneve janë nën 30 vjeç

• 900,000 mësues tw frëngjishtes në të gjithë botën

• Frankofonia ka 890 milion banorë,

• 13% e popullsisë në botë

• Frengjishtja, gjuha e 9-të më e folur në planet

• Gjuha e dytë amtare në Bashkimin Evropian

• Gjuha e dytë e huaj në Bashkimin Evropian

• Të gjitha informacionet në lidhje me La Frankofoninë janë në dispozicion në faqen e internetit të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë: http://www.francophonie.org

 

Termi “Frankofoni” u shfaq në fund të shekullit XIX për të shenjuar të gjithë njerëzit dhe vendet që e përdorin frëngjishten. Organizata e tanishme Ndërkombëtare e Frankofonisë ka lindur në vitin 2005, si fryt i Agjencisë së bashkëpunimit kulturor dhe teknik (ACCT) në vitin 1970, pastaj e Agjencisë Ndërqeveritare të Frankofonisë në vitin 1998.

 

ONF bashkon 88 shtete dhe qeveri, përfshirë 61 anëtarë dhe 27 vëzhgues. Maqedonia e Veriut ka qenë anëtare e plotë që nga Samiti i Bukureshtit në vitin 2006.

 

Përdorimi i një gjuhe nënkupton ndarjen e vlerave që shprehen përmes katër misioneve kryesore të ndjekura nga ONF-ja:

• Promovimi i gjuhës frënge dhe diversitetit kulturor dhe gjuhësor;

• Promovimi i paqes, demokracisë dhe të drejtave të njeriut;

• Mbështja e arsiminit, aftësimit, arsimit tw lartë dhe hulumtimit;

• Zhvillimi i bashkëpunimit për zhvillim të qëndrueshëm.

ONF-ja i zhvillon orientimet e veta me mbështetjen e katër operatorëve të specializuar:

• Agjencia Universitare e Frankofonisë (AUF), në të cilën janë anëtare të asociuar disa universitete nga Maqedonia e Veriut (http://www.auf.org);

• TV5 (http://www.tv5.org);

• Shoqata Ndërkombëtare e Kryetarëve Frankofonë të komunave (http://www.aimf.asso.fr);

• Universiteti Senghor i Aleksandrisë (http://www.usengh-francophonie.org).

 

Në fushën e arsimit dhe gjuhësisë, ONF ndërhyn në çështje të ndryshme në Maqedoni si “Iniciativa Kombëtare e Frankofonisë” me qëllim të forcimit të aftësive gjuhësore të nëpunësve civilë dhe diplomatëve nga Maqedonia Veriore, ose në zhvillimin e klasave dy-gjuhëshe të aftësimit profesional dhe teknik në vend, në sektorin e hotelerisë dhe turizmit.

 

Që nga shtatori i vitit 2018, Fakulteti Filologjik në Universitetin Shën Kirili dhe Metodi në Shkup, ka një Qendër për arritje universitare me mbështetjen e Agjencisë Universitare të Frankofonisë. Është e hapur për të gjithë studentët dhe profesorët e Universitetit Shën Kirili dhe Metodi në Shkup, për aktivitete të ndryshme rreth Frankofonisë dhe gjuhës frënge.

 

Instituti Francez i Shkupit gjithashtu bashkëpunon rregullisht me Komisionin Kombëtar të Frankofonisë dhe veçanërisht në muajin mars, për një varg aktivitetesh të realizuara në shkolla dhe universitete për shënimin Frankofonisë.

 

Të gjitha informacionet në lidhje me Frankofoninë janë në dispozicion në faqen e internetit të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë: http://www.francophonie.org