Qëndrime kulturore në Francë

Jeni një artist i ri, piktor, shkrimtar, përkthyes, botues, menaxher në një institucion kulturor maqedonas apo kineast?

 

Dëshironi të qëndroni në Francë nw kuadwr tw njw rezidence artistwsh?

 

Dëshironi të merrni ndihmë për të realizuar një projekt për të botuar libra francezë ose bashkëprodhime filmike?

 

Qeveria Franceze ju ofron mundësi interesante që mund t’i shihni në këtë faqe!

 

Kontrolloni lidhjet për të parë nëse keni të drejtë për një projekt dhe cilat dokumente ju nevojiten qw të aplikoni!

 

1. Qëndrime artistësh dhe shkrimtarësh:

Ministria Franceze e Punëve të Jashtme dhe Këshilli i Qytetit të Parisit shpallin  një thirrje vjetore për aplikime për një pritje dhe qëndrim në qytetin historik të Recollets. Kjo shpallje është e hapur për artistë dhe shkrimtarë të huaj, që dëshirojnë të kryejnë një projekt specifik në Paris. Mund të gjeni më shumë informacion në ueb faqen:
https://www.centre-les-recollets.com/

 

Qyteti ndërkombëtar universitar I Parisit synon të lehtësojë dhe mbështesë artistë të rinj të huaj, të cilët realizojnë qëndrime nga 3 deri në 12 muaj në Paris:
http://www.maisondesculturesdumonde.org/expertise/formations

 

Qyteti ndërkomëtar i arteve në Paris ka punëtori dhe vendbanime dhe mirëpret artistë profesionistë të huaj që dëshirojnë të zhvillojnë një vepër artistike në Francë, për një periudhë prej tre muaj deri në një vit:
https://www.citedesartsparis.net/

 

2.  Përsosje dhe stazhe për profesionistët e kulturës:

Ministria Franceze e Kulturës dhe Komunikimit ofron programe vjetore trajnimi në fusha të ndryshme, të zbatuara nga Shtëpia e kulturave të botës. Këto trajnime janë të destinuara për profesionistë të kulturës në pozita përgjegjësie dhe paraqesin një mundësi të shkëlqyeshme për t’u përmirësuar në Francë:
http://www.maisondesculturesdumonde.org/

 

 

3. Bursa dhe ndihma në fushën e botimeve:

Qendra Kombëtare e Librit ofron qëndrime në Francë, në kohëzgjatje prej një deri në tre muaj, për përkthyesit e huaj që dëshirojnë të përfundojnë një projekt përkthimi libri në frëngjisht:
https://www.centrenationaldulivre.fr/fr/auteur-traducteur/aide_a_la_traduction/

 

Qendra Kombëtare e Librit propozon ndihma për shkrimtarët të cilët shprehen në gjuhën frënge:
https://www.centrenationaldulivre.fr/fr/auteur-traducteur/aides_aux_auteurs/

 

Instituti Francez i Parisit u ofron ndihmë botuesve për botimin e veprave franceze. Ky program i mbështetjes së botimit, i cili I mbulon harxhimet për të drejtat e autorit, është i hapur për botuesit maqedonas :
http://iflivre.institutfrancais.com/fr/aides-traduction

 

Si pjesë e programit “La Fabrique des Traducteurs”, Instituti Francez i Parisit, që nga viti 2010,  ka ofruar takime dhe punëtori për përkthyes të rinj:
https://www.pro.institutfrancais.com/fr/offre/la-fabrique-des-traducteurs

 

4. Ndihma në fushën e kinematografisë:

Qendra Kombëtare e Filmit dhe Instituti Francez në Paris mund të ofrojnë mbështetje selektive për kineastët e huaj, nëse dëshirojnë të kryejnë një projekt në bashkëprodhim me Francën. Për më shumë, vizitoni:
https://www.lescinemasdumonde.com/fr/les-programmes/aides-cinemas-du-monde

 

5. Ndihma për projekte kulturore nga Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë

Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë ka gjithashtu mënyrat e saj për të ndihmuar financimin ose mbështetjen për realizimin e projekteve kulturore në fusha të ndryshme:
https://www.francophonie.org/arts-et-creations-56