Hapsira e mësimdhënies- multimedia dhe ekipi pedagogjik

Instituti Francez ka një Hapësirë mësimore multimedia, ku mësimi frëngjisht bazohet në teknologjitë më moderne, siç janë tabelat e bardha interaktive, kompjuterët dhe Interneti.

 

Ekipi pedagogjik

 

Ekipi ynë mësimdhënës përbëhet nga profesionistë në fushën e mësimdhënies së frëngjishtes si gjuhë e huaj, të gatshëm t’ju mirëpresin dhe t’ju udhëzojnë në zgjedhjen e kursit më të mirë për ju.

 

Mësimi është i bazuar në komunikimin dhe qasjen vepruese, duke privilegjuar shkëmbimet midis nxënësve në klasë, ndërsa i bën ata të zbulojnë aktualitetet dhe kulturën franceze.

 

Ekipi mësimor përfiton nga një program i rregullt i trajnimit të vazhdueshëm për të përmirësuar vazhdimisht cilësinë e kurseve dhe për të përmbushur sa më mirë pritjet tuaja.

Str 1 (2)
Str 1 (16)