Kurse onlajn

Onlajn Casovi

Nuk keni kohë për mësim klasor tradicional për përvetësim të frëngjishtes?

Tani e tutje, ju mund t’i përforconi aftësitë tuaja gjuhësore në disa javë dhe para se të udhëtoni në  Francë ose një vend ku flitet frëngjisht, për të studiuar, punuar ose vizituar:

Instituti Francez i Shkupit ju ofron një formulë f(r)antastike:

1. Një email në frëngjisht çdo mëngjes, një email i cili ju ofron një shumëllojshmëri të përmbajtjes së shkruar dhe asaj audio. 10 minuta frëngjisht me një tregim, video, dialog, pyetje, ‘mini-mësime’ dhe përsëritje.

2. Një korrigjim i menjëhershëm. Pasi t’i keni dërguar përgjigjet tuaja, ju e merrni korrigjimin tuaj me rezultatin tuaj të ditës, shpjegime të personalizuara, fjalorin e kërkuar, transkriptin e audios …

3. Një qasje e personalizuar. Pjesa tjetër e kursit e është hartuar sipas përgjigjeve, pritjeve dhe nevojave tuaja. Frantastique kthehet në gabimet tuaja, për të zhvilluar një program të personalizuar.

Kurset në internet Frantastique ju ofrojnë detyra individuale në shtëpi dhe mbështetje në Institutin Francez të Shkupit. Regjistrimet bëhen në faqen e internetit të Institutit Francez