Shpallja për aplikime për bursa nga ana e qeverisë franceze France Excellence, për studime në Francë 2024/2025

Concours Bourses2020

Shpallja për aplikime për bursa nga ana e qeverisë franceze France Excellence, për studime në Francë 2024/2025

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimit : 31 maj 2024

Konkursi është i hapur për kandidatët, që dëshirojnë të ndjekin studimet e masterit në Francë.

Bursa mbulon shpenzimet e shkollimit në universitete publike (3770 € është tarifa e regjistrimit në studimet e masterit në universitet publike), si dhe shpenzimet e jetesës në Francë gjatë një viti akademik universitar.

Kandidati duhet të kontrollojë, nëse këtyre tarifave të regjistrimit u shtohen edhe kostot shtesë të vetë programit të studimit të institucionit të zgjedhur shtetëror ose privat të arsimit të lartë. Këto harxhime shtesë nuk mbulohen nga bursa France Excellence dhe mbeten të shlyhen nga titullari i bursës (bursisti).

Statusi i bursistit të qeverisë franceze ofron këto përparësi: mundësi akomodimi në konvikt studentor, sigurim shëndetësor, aktivitete kulturore, shërbime të ndryshme pas mbërritjes etj.

Bursistët janë të obliguar të ndjekin studimet e tyre në Francë. Nuk lejohen qëndrime në vende të tjera (në kuadër të programeve të shkëmbimit Erasmus + ose në kuadër të ndonjë programi tjetër) gjatë kohëzgjatjes së shfrytëzimit të bursës.

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati:

  1.  Të jetë shtetas i Maqedonisë së Veriut
  2.  të jetë i moshës deri në 30 vjeç

Rekomandohet njohja e gjuhës frënge, niveli B2.

Përparësi do t`u jepet studimeve në gjuhën frënge. Megjithatë, në raste të veçanta, mund të shqyrtohen kërkesat për programe specifike në anglisht nga studentë, që kanë arritje të larta akademike, dhe që do të dëshmojnë rëndësinë e projektit të tyre të studimeve në Francë, si dhe koherencën e tyre me projektin profesional

Documents à fournir :
  • Formulari i aplikimit për bursë;
  • Fotokopje e dokumentit të identitetit personal (pasaportë ose letërnjoftim)
  • Certifikatë, që dëshmon se studenti ka konkurruar në studimet e masterit (kandidatët duhet të parashtrojnë vërtetim që kanë konkurruar ose kopje të letërkëmbimit ndërmjet kandidatit dhe universitetit francez. Shfrytëzimi i bursës fillon pas marrjes së dokumentit zyrtar të pranimit);
  • Kopje e diplomës së fundit (nëse dokumentet origjinale janë në gjuhën maqedonase ose në një gjuhë tjetër, duhet që të jenë të përkthyera nga përkthyes gjyqësor legjitim dhe të vërtetuara);
  • – Letër rekomandimi nga të paktën një profesor;
  • – Letër motivimi, në të cilën kandidati shpjegon pikëpamjet e tij dhe mënyrën se si do t`i zbatojë konkretisht njohuritë e marra gjatë studimeve, pas kthimit në vend;
  • – Certifikatë të njohjes së gjuhës frënge (nuk është e detyrueshme, por i jep vlerë shtesë aplikimit);
  • – Biografi (Curriculum Vitae)
  • – Një fotografi

Ju lutemi të parashtroni kopjen e pasaportës tuaj në dokument të veçantë në formatin PDF, ndaras nga dokumentet e tjera të kërkuara.

  • Kandidati duhet të ketë pasaportë të vlefshme me emrin zyrtar të shtetit, Republika e Maqedonisë së Veriut

  • Aplikimet e paplotësuara nuk do të shqyrtohen fare.

Kriteret e përzgjedhjes :

Komisioni përgjegjës për dhënien e bursave do të bazohet në disa kritere, në veçanti: suksesi i deritanishëm në studime, motivimi i studentit, cilësia, qëndrueshmëria dhe koherenca e planit studimor, si dhe projekti profesional i studentit.

Pas fazës preliminare të përzgjedhjes në bazë të dokumenteve, kandidatët do të thirren për intervistë në Institutin Francez në Shkup (ekziston edhe mundësia e intervistimit virtual- në linjë).

Komisioni i ndarjes së bursave do t’i informojë kandidatët me vendimin përfundimtar gjatë muajit korrik 2024.

Komisioni i ndarjes së bursave është sovran dhe vendimet e tij janë përfundimtare.


Të gjitha dokumentet duhet të jenë në frëngjisht, në një ekzemplarë të vetëm dhe të dorëzuara ose dërguara me postë në afatin e paraparë kohor, në Departamentin Kampus Frans,  në adresën e mëposhtme:

  Departamenti Kampus Frans në Institutin Francez në Shkup,

  Rruga “Shën Qirili dhe Metodi”, nr. 48, KP 388, 1000 Shkup.

Një kopje e skanuar, në formatin PDF, duhet të dërgohet gjithashtu me postë elektronike në adresën vijuese : bourses@ifs.mk

Asnjë dokument nuk do të pranohet pas afatit përfundimtar

(përveç vërtetimit konfirmues të pranimit përfundimtar në studimet e masterit)

Për çdo informacion shtesë, mund të drejtoheni në

Departamentin Kampus Frans në Institutin Francez në Shkup

Personi përgjegjës për kontakt: zonja Suzana PESHIQ

suzana.pesik@ifs.mkNr. i telefonit : 02 / 3129 288