Mënyra e regjistrimit dhe pagesës

Regjistrimi

 

Për tu regjistruar, duhet të vini personalisht në Institutin Francez gjatë periudhës së regjistrimit. Nëse nuk jeni fillestar, do të kaloni një test vendosjeje, që do të na lejojë t’ju caktojmë një grup që korrespondon me nivelin tuaj.

 

Në kohën e regjistrimit, ju do t’i komunikoni të dhënat tuaja.

 

Ju jeni regjistruar në një grup kur e keni paguar të paktën pagesën e parë, që korrespondon me llojin e kursit të zgjedhur.

 

Pagesa

 

Shumat e regjistrimit paguhen paraprakisht.

 

Shuma totale e kurseve mund të paguhet në dy këste mujore. Shumat e ndryshme do t’ju sqarohen dhe tregohen.

 

Sipas tabelës sonë të çmimeve, pagesa e plotë ju mundëson një ulje prej përafërsisht 10%.

 

Kurset paguhen në denarë, në para të gatshme ose me kartelë, në Institut, gjatë orarit të punës (e nga e hëna deri të premten, nga ora 11 e mëngjesit deri në ora 6 pasdite dhe, të shtunën, nga ora 10 e mëngjesit deri në ora 1 pasdite).

 

Regjistrimi i dy anëtarëve të së njëjtës familje (amësi të drejtpërdrejtë) jep të drejtën e një zbritje familjare prej rreth 5% për një seancë ose 10% për blerjen e dy seancave paraprakisht.

 

Pas fillimit të kurseve, Instituti nuk mund të kthejë asnjë shumë të paguar.