Punëtori për të rritur dhe të rinj

A keni sëpaku nivelin A2 dhe dëshironi të arrini aftësi të tjera në frëngjisht? Instituti Francez i Shkupit ofron punëtori të ndryshme gjatë gjithë vitit.

 

Punëtori për shkëmbim gojor

Në një atmosferë të ngrohtë që favorizon një shkëmbim spontan, ju do të merrni pjesë në diskutime rreth temave të ndryshme, të zgjedhura sipas interesave tuaja, duke ju lejuar të fitoni më shumë rrjedhshmëri në të shprehur gojor, të zgjeroni leksikun tuaj, të shprehni shijet tuaja dhe jepni mendimin tuaj.

 

Punëtori rreth kinemasë franceze

Në këtë punëtori, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të zbulojnë më shumë rreth kinematografisë franceze dhe të diskutojnë aspekte të ndryshme të kinemasë nga filmat konkret (aktorë, skena, dekore, etj.).

 

Modul për përpilim të CV-së dhe letrës motivuese

Duke u nisur nga një metodologji të përqendruar mbi ju dhe projektin tuaj profesional, kjo punëtori do t’jua jep mjetet për të hartuar, shkruar dhe zhvilluar CV-në tuaj dhe letrën motivuese, në varësi të pranuesit.

 

Punëtori përgatitore për studime universitare në Francë

Jeni duke shkuar ose dëshironi të shkoni për të studiuar në Francë? Për ta përgatitur sa më mirë integrimin tuaj në universitet dhe për t’i përmirësuar aftësitë tuaja të frëngjishtes, ne e ofrojmë këtë punëtori, të përshtatur me nevojat tuaja.

 

 

Punëtori dhe debate shkollore

Një herë në javë, nxënësit e shkollave të mesme diskutojnë çështje që kanë të bëjnë me to dhe i zhvillojnë aftësitë e tyre për të argumentuar apo mbrojtur mendimin e tyre si dhe aftësitë për të bindur të tjerët. Punëtoritë zhvillohen katër cikle në vit dhe pasohen nga një përballje e drejtpërdrejtë e ideve.