Studime në Francë

Arsimi i lartë francez ofron një larmi kursesh dhe proogramesh stumiore, që plotësojnë sfidat e ekonomisë moderne.

Tarifat e shkollimit në institucionet publike franceze të arsimit të lartë janë të ulëta sepse shteti paguan një pjesë të kostos së studimeve, të ofruara në institucionet publike. Institucionet franceze të arsimit të lartë janë të hapura për të gjithë studentët e huaj që dëshirojnë të vazhdojnë studimet e tyre në Francë. Për t’u pranuar, është e nevojshme të keni një dosje të mirë dhe të keni një zotërim të mirë të frëngjishtes. Një numër i madh i universiteteve franceze ofrojnë programme studimore në anglisht, veçanërisht për nivelin Master.

 

Studentët e huaj e marrin të njëjtën diplomë dhe përfitojnë nga të njëjtat shërbime të ofruara nga shteti francez (ndihmë për akomodim, reduktim për transport, qasje të privilegjuar në aktivitete kulturore dhe sportive) sikur studentët francezë.

 

Ekzistojnë tre lloje të institucioneve të arsimit të lartë:

  • Universitetet
  • Les Grandes Ecoles
  • Shkollat dhe institutet e specializuara