Hapsira Campus France në Shkup

Campus France është një institucion publik, përgjegjës për promovimin e arsimit të lartë francez jashtë vendit dhe mirëpritjen e studentëve dhe studiuesve të huaj në Francë. Ai e nxit lëvizshmërinë ndërkombëtare, administron programet e bursave dhe udhëheq rrjetin e Alumni-ve.

 

225 hapsira Campus France janë të vendosura në 124 vende dhe përfaqësojnë pika informacioni dhe orientimi të studentëve për arsimin e lartë në Francë. Hapsira Campus France në Shkup, e cila shërben  si një pikë informacioni dhe orientimi për studentë dhe profesionistë të rinj, është krijuar dhe hapur në shkurt të vitit 2001. Ajo ndodhet në Institutin Francez të Shkupit.

 

Misioni i saj kryesor është të mbështesë studentët e ardhshëm në projektin e tyre të studimeve në Francë dhe t’i ndihmojë ata:

– të gjejnë programin e dëshiruar

– të përgatisë dokumentacionin e regjistrimit

– t’u japë atyre informacione mbi çështjet praktike të jetës studentore në Francë

– t’i informojë ata rreth programeve të bursave

 

Për të promovuar arsimin e lartë francez dhe për të paraqitur mundësitë e ndjekjes së studimeve në Francë, çdo vit, Campus France e organizon Panairin e studimeve në Francë, sikur edhe takime informuese në shkolla të mesme dhe universitete në Shkup dhe në rajone tjera.

 

Misionet e Espace Campus France nuk janë të kufizuara vetëm në promovimin e studimeve në Francë. Hapësira e animon rrjetin e Alumni-ve, kontribuon në zhvillimin e bashkëpunimit universitar midis universiteteve franceze dhe maqedonase, si dhe menaxhon me programet e bursave.

 

Pritja e palëve: nga e hëna deri të premten, nga ora 11:00 – 13:00,si dhe me takim të paracaktuar.