Gjuha frënge në arsimin fillor dhe të mesëm

Gjuha frënge mund të mësohet duke nisur nga arsimi fillor, gjer në arsimin e mesëm!

 

Të mësuarit e një gjuhe në arsim kryhet përmes mësimit të vazhdueshëm nga klasat e ulëta, deri në arsimin e lartë. Instituti Francez në Shkup insiston në këtë logjikë, si në institucionet arsimore të shtetit, ashtu edhe para autoriteteve.

 

Kështu, në disa shkolla fillore1, me mbështetjen tonë, po zbatohet një program ndërgjegjësimi për gjuhën frënge; mësuesit e përfshirë në projekt gradualisht po e prezantojnë frëngjishten në lëndë të caktuara (arsimi figurativ, matematika, arsimi muzikor, mësimi i natyrës dhe shoqërisë dhe arsimi fizik).

 

Pas përfundimit të klasës së pestë, nxënësit mund të aplikojnë për provimin Delf Prim.

 

Periudha vendimtare është gjatë hyrjes në shkollë fillore(klasa e 6-të) me zgjedhjen e gjuhës së huaj 2 (GJH2), ku anglishtja është GJH1 e detyrueshme. Frengjishtja duhet t’u ofrohet nxënësve në të njëjtën mënyrë si gjuhët e tjera dhe sipas rekomandimeve evropiane, për të siguruar diversitetin gjuhësor. Instituti Francez në Shkup po punon për këtë. Gjuha frënge zë vendin e dytë si GJH2 dhe veçanërisht në shkollë fillore.

 

Shkolla e mesme ofron mundësinë e thellimit të mëtejshëm të mësimit, veçanërisht përmes projektit të tetë seksioneve frankofone dy-gjuhëshe, duke përfshirë shtatë shkolla të mesme të arsimit të përgjithshëm dhe një në një shkollë të mesme profesionale. Nxënësit e regjistruar në këto klasa, përfitojnë jo vetëm nga mësimet shtesë në frëngjisht, por edhe nga mësimi i të paktën dy lëndëve të ashtuquajtura jo-gjuhësore (DNL). Ata mund ta vërtetojnë këtë kurs specifik, duke e kaluar provimin në fund të kursit dy-gjuhësh. Theksi vihet në lëvizjen e të rinjve dhe Instituti Francez në Shkup mbështet rregullisht shkëmbimet shkollore që i realizojnë këto shkolla të mesme të Maqedonisë së Veriut me institucionet franceze.

 

Për më tepër, Instituti Francez në Shkup organizon ose kontribuon në organizimin e garave ose ngjarjeve që synojnë promovimin e frëngjishtes, Francës dhe Frankofonisë. Ai iu bashkohet kështu  përpjekjeve të mësuesve dhe nxënësve, të cilët me mbështetjen e drejtorëve të shkollave, janë arkitektët e këtyre ngjarjeve 

 

 

1

  • shkolla “Shën Kirili dhe Metodi ” në Manastir
  • shkolla “Kërste Misirkov” në Kumanovë
  • shkolla “Goce Delçev” në Negotinë
  • shkolla “Dimitar Miladinov” në Shkup

2

  • gjimnazi “Josip Broz Tito” në Manastir
  • gjimnazi “”Goce Delçev” në Kumanovë
  • gjimnazi “Shën Kirili dhe Metodi ” në Negotinë
  • gjimnazet “Orce Nikolov” dhe “Rade Jovcevski Korçagin” në Shkup
  • gjimnazi “Goce Delçev” në Vallandovë
  • gjimnazi “Josif Josifovski” në Gjevgjeli

3

  • Gjimnazi “Llazar Tanev” në Shkup.