23 Apr Takim letrar : Krijimtaria e Ani Ernos: kujtesa, gruaja dhe shoqëria
Dita Botërore e Librit | Të premten, më 24 prill 2026 | në orën 13 | Në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare “Shën Klimenti i Ohrit” – Shkup
Takim letrar kushtuar veprës së Ani Ernos dhe letërsisë feministe:
Me rastin e Ditës Botërore të Librit, Instituti Francez në Shkup, në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare “Shën Klimenti i Ohrit”, organizon takim kushtuar veprës së Ani Ernos, figurë e rëndësishme e letërsisë bashkëkohore franceze dhe fituese e Çmimit Nobel në Letërsi në vitin 2022.
Hapja e ngjarjes nga:
z. Jovica Nikçevski, drejtor i Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare,
z. Jovica Nikçevski, drejtor i Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare,
FOLËSIT:
– Elisaveta Popovska, profesoreshë në Fakultetin Filologjik “Bllazhe Koneski” në Shkup dhe përkthyese e romanit “Kujtime vajzërie”, e cila do t’i paraqesë temat e veprës, si dhe sfidat gjatë përkthimit;
– Andrijana Papiq, përkthyese e romanit “Vitet” dhe bashkëpunëtore e shtëpisë botuese “Ilika”, njohëse e shkëlqyer e veprës së Ernos ;
– Ivana Trajanoska, dekane e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Universitetin “American College” Shkup dhe shkrimtare, e cila do të flasë veçanërisht për vendin e gruas në letërsi;
– Vedran Dizdareviq, profesor në Fakultetin Filologjik, Katedra e Letërsisë Krahasuese, i cili do ta analizojë specifikën e shkrimit të saj dhe rëndësinë e krijimtarisë së saj për publikun e Maqedonisë së Veriut;




Moderatrice:

Moderatore e takimit do të jetë znj. Manja Veliçkovska, hulumtuese në kuadër të „Koalicionit Margjinat”
Përmes kumtesave të tyre, do të hulumtohen temat qendrore në veprën e Ani Ernos: kujtesa individuale dhe kolektive, raporti ndërmjet kohës dhe shoqërisë, si dhe pozita e gruas dhe dimensionet intime dhe politike të shkrimit autobiografik.
Publiku do të mund të marrë pjesë aktivisht në diskutim, në një dialog të drejtpërdrejtë të alternuar ndërmjet lexuesve dhe folësve.
Disa ekzemplarë nga përkthimet në maqedonisht të romaneve “Kujtime vajzërie” dhe “Vitet”, të botuara nga shtëpia botuese “Ilika”, do t’i dhurohen publikut.
Takimi do të mbahet në gjuhën maqedonase.
Ngjarja organizohet në bashkëpunim me shtëpinë botuese „Ilika”.


