Pyetjet e parashtruara më së shpeshti

Pozadini Za Sajt I Fb Cover

Pyetjet e parashtruara më së shpeshti

Screenshot 2025 08 21 134423

Pyetjet e parashtruara më së shpeshti– Kurse të Gjuhës Frënge në Institutin Francez në ShkupFRANçAIS DE SKOPJE

📝 Si mund të regjistrohem në kurset e frëngjishtes?

Regjistrimi bëhet drejtpërdrejtë në Institutin Francez në Shkup ose në linjë përmes faqes sonë të internetit. formulari i pararegjistrimit

Nxënësit regjistrohen në një grup pasi të kenë paguar të paktën këstin e parë që përkon me llojin e kursit të zgjedhur.


Ju rekomandojmë që të regjistroheni para fillimit të çdo sesioni, për të siguruar vendin tuaj.

📅 Kur fillojnë sesionet ?

Instituti organizon më shumë sesione në nivel vjetor: zakonisht në shtator, nëntor, shkurt dhe prill.

Datat e sakta publikohen në faqen tonë të internetit dhe në rrjetet tona sociale.

🧠 A duhet të kaloj testin e nivelit?

Po, nëse tashmë keni njohuri të gjuhës frënge, do t’ju duhet të bëni një test niveli për t’u vendosur në grupin e duhur.

Fillestarët e plotë nuk kanë nevojë të kalojnë testin.

🧑‍🏫 Çfarë lloje kursesh ofroni?

• Kurse për fëmijë, adoleshentë dhe të rritur.

• Kurse intensive, të gjera, bashkëbiseduese dhe përgatitje për provimet e DELF/DALF-it.

• Orë individuale në dispozicion sipas kërkesës.

💶 Sa janë çmimet?

• Çmimet ndryshojnë në varësi të llojit dhe kohëzgjatjes së kursit.

• Ndonjëherë ofrohen zbritje për studentë, familje ose për regjistrim të hershëm.

📍 Ku mbahen orët?

• Orët mbahen në hapësirat e qendrës multimediale edukativo-arsimore të Institutit Francez në Shkup, që ndodhet në qendër të qytetit, në rrugën “Maksim Gorki” nr. 18 (kati i 3-të), përballë Ambasadës së Zvicrës.

• Disa orë mund të mbahen edhe virtualisht, sipas kërkesës.

🎓 A marr një certifikatë ?

• Po, sipas kërkesës, në fund të sesionit merret certifikatë e përfundimit të sesionit, që u lëshohet të gjithë pjesëmarrësve të cilët kanë ndjekur rregullisht orët e trajnimit.

• Për certifikatat zyrtare, Instituti është qendër e akredituar e provimit për nivelet DELF/DALF.

📞 Kënd duhet ta kontaktoj për më shumë informata ?

• Mund të na kontaktoni në numrin e telefonit +389 2 3118 503 ose të na dërgoni email në adresën vijuese: cours@ifs.mk.