Kushtet e regjistrimit dhe pagesës

Kushtet e regjistrimit dhe pagesës

REGJISTRIMI :

Për t’u regjistruar, duhet të jeni në moshën:

– 3 deri në 6 vjeç për punëtoritë nismëtare

– 7 deri në 17 vjeç për grupet shkollore (fëmijë, nxënës të shkollave fillore dhe të mesme)

– 18 vjeç e më shumë për grupet e të rriturve

Për t’u regjistruar, duhet të plotësoni në linjë një formular paraprak regjistrimi, duke futur të dhënat tuaja të kontaktit dhe duke zgjedhur grupin që dëshironi.

Nxënësit regjistrohen në një grup pasi të kenë paguar të paktën këstin e parë që përkon me llojin e kursit të zgjedhur.

Nxënësit që regjistrohen për herë të parë dhe që kanë disa njohuri të gjuhës frënge mund të përcaktojnë nivelin e tyre përmes testit vlerësues, i cili do t’i ndihmojë ata të përcaktojnë grupin që i përshtatet më mirë nivelit të tyre.

Nivelet e propozuara bazohen në orientimin referues të Institutit Francez, i cili bazohet në nivelet e Kornizës së Përbashkët Evropiane të Referencës për Gjuhët.

Pagesa:

Tarifat e regjistrimit paguhen paraprakisht.

Kostoja totale e orëve mund të paguhet në dy këste mujore; do t’ju tregohen shumat e ndryshme.

Regjistrimi në orë përfshin librin shkollor (doracakun) dhe një abonim në mediatekën e Institutit Francez në Shkup (Culturethèque) (i vlefshëm për një vit).

Pagesa e orëve bëhet në denarë, në para të gatshme ose me kartë, në hapësirën e Institutit, gjatë orarit të punës (nga dita e hënë deri të premten, prej orës 11:00 deri në 18:00, si dhe të shtunën, nga ora 10:00 deri në orën 13:00).

*      *     *     *