Takim letrar dhe promovimi i përkthimit të veprës “Ndodhia” të Ani Ernos | Më 05.11.2026

Event Model

Takim letrar dhe promovimi i përkthimit të veprës “Ndodhia” të Ani Ernos | Më 05.11.2026

Четврток 05.11.2026 | 19:00 | Француски институт во Скопје

Takim letrar

Të enjten, më 05.11.2026 | Në orën 18:00 | Në Institutin Francez në Shkup

Pas suksesit të takimit letrar kushtuar Ani Ernos në pranverën e vitit 2026, Instituti Francez në Shkup dhe shtëpia botuese «Ilika» vazhdojnë eksplorimin e krijimtarisë së fitueses së Çmimit Nobel për Letërsi për vitin 2022, me organizimin e një mbrëmjeje të re kushtuar promovimit të përkthimit në gjuhën maqedonase të romanit të saj “Ndodhia”

Si një nga figurat më të rëndësishme të letërsisë bashkëkohore franceze, Ani Erni sjell në këtë rrëfim një vepër me forcë të jashtëzakonshme shprehëse, që trajton përvojën intime, trupin, pozitën e gruas dhe kujtesën, përmes një stili shkrimi të karakterizuar nga një thjeshtësi e spikatur.

Diskutim dhe promovim i përkthimit në gjuhën maqedonase të romanit “Ndodhia”

Kjo mbrëmje do të tubojë studiues universitarë, shkrimtarë dhe lexues në një diskutim mbi rëndësinë letrare dhe shoqërore të kësaj vepre, e cila tashmë është shndërruar në klasike të letërsisë bashkëkohore.

Publiku do të ftohet të marrë pjesë në mënyrë aktive në diskutim, përmes një dialogu të gjallë ndërmjet lexuesve dhe specialistëve.

Elisaveta Popovska, profesoreshë në Fakultetin Filologjik «Bllazhe Koneski» në Shkup dhe përkthyese e romanit.

Ep 1

Moderator: Vedran Dizdareviq, profesor në Fakultetin Filologjik dhe drejtues i Katedrës së Letërsisë Krahasuese.

Vedran

Ky takim do të jetë një mundësi për të vazhduar dialogun e nisur rreth Ani Ernos dhe krijimtarisë së saj, e cila vazhdon të ngjallë jehonë të thellë te publiku në Maqedoninë e Veriut.

Takimi do të mbahet në gjuhën maqedonase.

Ngjarja organizohet në bashkëpunim me shtëpinë botuese «Ilika».