Dialogët evropianë në Shkup | Trashëgimia dhe e ardhmja evropiane | Nga data 29.09 deri më 02.10.2026

Site Cover

Dialogët evropianë në Shkup | Trashëgimia dhe e ardhmja evropiane | Nga data 29.09 deri më 02.10.2026

Nga data 29.09 deri më 02.10.2026

Hapja: 29 shtator

Të martën, më 29 shtator 2026 me fillim në orën 19:00

Solidariteti si e ardhme

Solidariteti si e ardhme Hapja e dialogëve evropianë me ekspozitën e veprave më të bukura të koleksionit të Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Shkup, shoqëruar me koktej.

Më shumë hollësi për ekspozitën dhe koleksionin:


Farë mbetet nga një gjest solidariteti dhe si transformohet kuptimi i tij me kalimin e kohës?

Koleksioni francez i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Shkup u krijua në kontekstin e menjëhershëm pas tërmetit që goditi Shkupin në vitin 1963. Pas katastrofës, shkrimtari dhe kritiku francez i artit, Zhan Kasu u bëri thirrje artistëve që të dhuronin vepra në mbështetje të qytetit të Shkupit. Me nismën e Boris Petkovskit, drejtorit të parë të Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Shkup, u vendosën kështu lidhje të drejtpërdrejta me skenën artistike të Parisit, e cila në atë kohë përbënte një nga qendrat kryesore të krijimtarisë artistike evropiane dhe ndërkombëtare. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet me këtë rast karakterit thellësisht ndërkombëtar të këtij koleksioni, i cili nuk mund të konsiderohet si një koleksion rreptësishtë «kombëtar».

Në periudhën e pasluftës, Parisi përbënte në të vërtetë një hapësirë artistike kozmopolite, ku takoheshin dhe dialogonin artistë të ardhur nga vende, kultura dhe tradita të ndryshme. Ky diversitet e bën sot koleksionin e Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Shkup dëshmi të një konceptimi tjetër të Evropës: një Evropë të qarkullimit, shkëmbimeve, pluralitetit dhe hapjes kulturore. Një gjest solidariteti ndërkombëtar është rrënjosur kështu në kohë, duke u shndërruar në një trashëgimi kulturore të gjallë dhe në njërin nga komponentët kryesorë të koleksionit ndërkombëtar të Muzeut të Arteve Bashkëkohore.

Ekspozita do të bashkojë një përzgjedhje veprash të artistëve francezë dhe ndërkombëtarë të lidhur me skenën artistike franceze, duke ofruar një hapësirë dialogu mes së kaluarës dhe së tashmes. Ndër artistët e përfaqësuar do të jenë, mes tjerash, Viktor Vazareli, Hans Hartung, Pier Sulazh, Ana-Eva Bergman, Dimitar Pandilov, Nikola Martinoski, Borko Lazeski, Bruno Talpo, Vladimir Veliçkoviç, Petar Lubarda, Zhushtinu Alvesh, Aleksandar Trihuljak, Vladislav Friç, Janis Mihas dhe Françesko Somaini. Veprat e tyre, të ruajtura në kuadër të koleksionit francez, ose më gjerësisht evropian, të Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Shkup, dëshmojnë për dimensionin e tij qartësisht ndërkombëtar. Përzgjedhja nuk synon të jetë një rilexim historik linear i koleksionit, por propozon që ai të trajtohet nga një këndvështrim i ri, duke u nisur nga disa pyetje: Si e mbart kujtesën e historisë një koleksion i lindur nga një gjest solidariteti? A mund të bëhet një vepër dëshmi e një gjesti kolektiv? Çfarë do të thotë solidariteti (mishërimi) sot? Dhe çfarë mund të ndërtojmë duke u nisur nga kjo trashëgimi solidariteti? Përtej përkujtimit të një momenti themelues në historinë e Shkupit dhe të Muzeut të Arteve Bashkëkohore, projekti synon të shqyrtojë rëndësinë bashkëkohore të kësaj trashëgimie.

Bëhet fjalë për reflektimin mbi mënyrën se si solidariteti, përtej gjestit që e lindi, mund të mbetet një vlerë aktive në të tashmen dhe të kontribuojë në përfytyrimin e themeleve të një të ardhmeje të përbashkët, më të hapur, më pluraliste dhe më solidare


Images


Histori dhe trashëgimi të përbashkëta



Të mërkurën, më 30 shtator 2026, nga ora 18:00 deri në orën 19:00 | Ne Qendrën “Inoks”

Pjesëmarrës: Anton Droboviç, Stefan Detçev (New Bulgarian University), Kristin Kado (profesoreshë në Paris ) dhe Dalibor Jovanovski, historian maqedonas

Moderatore: Tamara Gërnçaroska, gazetare e kanalit televiziv TV Telma.

J1 Site


Të mërkurën, më 30 shtator 2026, nga ora 19:30 deri në orën 21:00 | Ne Qendrën “Inoks”

Pjesëmarrës: Manos Avgeridis, historian, drejtor i Arkivave Shoqërore Bashkëkohore (ASKI) Moderimi: Milica Nikoliq, Ilirida Musaraj dhe Lamija Muftiq Ju lutemi, konfirmoni pjesëmarrjen.

Photo


Përkatësi të përbashkëta: kultivimi i pluralitetit

Kjo ditë e dytë do të mundësojë shkëmbimin e mendimeve rreth përkatësive që mund të jenë të përbashkëta për grupe të ndryshme, të cilat konkretizohen përmes nismave të shoqërisë civile, nismave transnacionale ose rreth kauzave të përbashkëta: të drejtat e pakicave gjinore LGBTQIA+ dhe angazhimet feministe, antiracizmi, pavarësia e krijimtarisë dhe e informacionit…



Të enjten, më 01 tetor 2026, nga ora 16:30 deri në orën 17:45 Në Qendrën Kulturore “Jadro”


Pjesëmarrës: Gjorgje Jovanoviq (Nga Qendra “Jadro”, Shkup), Jana Jovasheviq (Nga U10, Beograd); Paolo Asenca (Nga Spazio Y), Romë, Ilona Demçenko (Nga Jam Factory, Kiev)

Moderimi: Melodi Robin

Kuratore të ekspozitës: Melodi Robin, Alesia Simoneti. Ju lutemi, konfirmoni pjesëmarrjen.

217707525 341530744118572 5162630380712254684 N



Të enjten, më 01 tetor 2026, nga ora 18:00 deri në orën 19:00 ; Në Qendrën “Imoks”


Sesion me Fondacionin “Metamorphosis” rreth lirisë së informimit dhe sfidave që lidhen me informacionin/dezinformimin.


Pjesëmarrës: Sesil Moskoviç (AOC), Ivana Vuçetiq (Zasto Ne), Bardhyl Jashari (Metamorphosis)

Moderator: Filip Stojanovski (Fondacioni Metamorphosis)

Photos 11 Site Ig


Të enjten, më 01 tetor 2026, nga ora 19:30 deri në orën 21:00 Në Qendrën “Inoks”


Fjalime të shkurtra dhe mbresëlënëse, rrëfime për betejat dhe rrugëtimet drejt njohjes shoqërore dhe institucionale.


Pjesëmarrës: Ozlem Çekiç, Viktoria Radvani, Rojda Berent, Edis Sulejman, Ardit Ramadani, Ernik Pelegrinoti, Zola Çiçminceva Kondamambu

Moderatore: Nina Stefanova (gazetare, TV Telma)


Horizonte të përbashkëta: çfarë e ardhmeje për Evropën?

Çfarë kërkojnë shoqëritë civile në Bashkimin Evropian? Pse çështja e vlerave mbetet ende aktuale në projektin evropian dhe cilat vlera projektojnë dhe/ose dëshirojnë të projektojnë shoqëritë civile evropiane në projektin evropian?

Kjo ditë e tretë do të ndërthurë një «intervistë të madhe» mes dy personaliteteve evropiane, të cilët do të trajtojnë ndërtimin e Bashkimit Evropian nga një këndvështrim filozofik, si dhe një sesion diskutimi mes personaliteteve të reja të angazhuara dhe personaliteteve më me përvojë rreth projekteve të shoqërive evropiane.


Cikël debatesh, ligjëratash dhe takimesh



Të premten, më 02 tetor 2026, nga ora 15:00 deri në orën 16:30 Në Qendrën “Inoks”


Ku ndodhet sot Bashkimi Evropian? Drejt cilave horizonte të përbashkëta synon të shkojë?

Ndryshe nga çështjet teknike dhe institucionale me të cilat Bashkimi Evropian shpesh lidhet në mënyrë pothuajse ekskluzive, ky sesion propozon trajtimin e BE-së dhe perspektivës së zgjerimit të saj nga një këndvështrim antropologjik dhe filozofik: nga 27 në 37, çfarë do të thotë zgjerimi i projektit evropian? A besojnë ende shoqëritë civile evropiane në të?

Me: Marko Lovec (Universiteti i Lubjanës, Slloveni, mysafir i konfirmuar), Siril Blondel (Universiteti i Reimsit)

Moderatore: Lepa Xhundeva (gazetare, TV 24, e specializuar në integrimin evropian)

Photos 11 Site Ig


Të premten, më 01 tetor 2026, nga ora 18:00 deri në orën 19:00 Në Qendrën “Inoks

Sesion i madh publik me propozime konkrete për pesë kapituj rreth pyetjes «Përtej institucioneve, çfarë projekti për shoqërinë/shoqëritë evropiane?» : vlerat evropiane, Evropa sociale, Evropa ekologjike, Evropa ekonomike dhe Evropa kulturore.


Bashkëbisedues: Petia Gueorguieva, Marko Lovec, Jermina Stanojev, Zhan-Fransua Shuje

Panelistë: Andra Ibrahimi, Egzona Aruqaj, Lazar Simiq, Ernik Pelegrinoti, Ivan Durgutov

Moderatore: Nina Stefanova (TV Telma)

Photos 11 Site Ig (1)


Përmbyllja:


Screenshot 2026 08 31 121339