“Deshifrimi i informatës: Historia dhe sfidat e dezinformimit”

Event Model

“Deshifrimi i informatës: Historia dhe sfidat e dezinformimit”

Të enjten, më 21 maj 2025 | Në orën 19| Në Shtëpinë e Evropës

Ligjëratë nga Fabris d`Almeida.

Kemi kënaqësinë të mirëpresim në Shkup Fabris d`Almeidën, historian i fushës së medias dhe specialist i dezinformimit. Ai do të mbajë ligjëratë mbi mekanizmat dhe sfidat bashkëkohore të dezinformimit, duke hulumtuar historinë e tij, teknikat aktuale dhe mënyrat e vetëmbrojtjes.

Ky aktivitet zgjeron debatin mbi dezinformimin dhe ofron njohuri për një kuptim më të mirë të informacionit në epokën dixhitale.

Ngjarja zhvillohet me përkthim simultan.


Kush është Fabris d`Almeida?

Fabris d`Almeida është historian dhe studiues. Ai jep mësim lëndën e historisë mediatike dhe propagandës në Institutin e Shtypit Francez (IFP) në Universitetin Paris II Panteon-Asas.

Ai gjithashtu drejton programin e Masterit 2 në Media dhe Globalizim. Ish-anëtar i Shkollës Franceze në Romë dhe fitues i bursës “Alexander von Humboldt”, ai ishte studiues në Qendrën “Marc Bloch” në Berlin. Specialist i propagandës përmes imazheve dhe manipulimit, ai bashkëthemeloi Grupin për Studimin e Imazheve Statike (GEIF) në Universitetin e Nanterrit në vitin 1992.

Nga viti 2006 deri në vitin 2008 drejtoi Institutin e Historisë Bashkëkohore (IHTP). Në cilësi të autorit të shumë librave, ai është komentator i rregullt në radio dhe televizion dhe prezanton serinë dokumentare “La Case du siècle” në Frans 5. Në vitin 2011, ai është emëruar drejtor letrar i Historisë në “Fayard”.

Ai drejton koleksionin Histori, Kultura dhe Shoqëri në Shtëpinë Botuese “Seli Arslan”.

Në vitin 2017, ai u shpall “Doctor honoris causa” i Universitetit “Europa Prima” në Shkup


Professeur Dalmeida Web 3 1.jpg 1