01 Oct Gjithçka që duhet të dini për studimet në Francë
Espace Campus France
Kampus Frans është agjenci shtetërore përgjegjëse për promovimin e arsimit të lartë francez jashtë vendit, si dhe për pritjen e studentëve dhe studiuesve të huaj në Francë. Ajo nxit mobilitetin ndërkombëtar, menaxhon programet e bursave dhe koordinon rrjetin e ish-studentëve dhe studentëve aktualë në Francë (Alumni).
225 zyra të Kampus Fransit janë të hapura në 124 vende të botës dhe përbëjnë pikën kryesore të informimit për studimet në Francë. Zyra e Kampus Fransit në Shkup është hapur në shkurt të vitit 2001 dhe përfaqëson një vend ku studentët mund të marrin të gjitha informatat e nevojshme. Ajo ndodhet në Institutin Francez në Shkup.
Detyra e saj kryesore është të mbështesë studentët e ardhshëm në planet e tyre për studime në Francë dhe t’i ndihmojë:
– të gjejnë programin e dëshiruar të studimeve
– të përgatisin dokumentet e regjistrimit
– t’u jap përgjigje pyetjeve praktike, si dhe informata për jetën studentore në Francë
– t’i informoj për programet e bursave
Për të promovuar arsimin e lartë francez dhe për të prezantuar mundësitë e studimit në Francë, zyra e Kampus Fransit organizon çdo vit Panairin e Studimeve në Francë, si dhe ligjërata informuese në shkollat e mesme dhe në universitete, si në Shkup, ashtu edhe në qytetet e tjera të vendit.
Misioni i zyrës së Kampus Fransit nuk kufizohet vetëm në promovimin e studimeve në Francë, por ajo punon edhe për zhvillimin e rrjetit të ish-studentëve dhe studentëve aktualë në Francë (Alumni), kontribuon në zhvillimin e bashkëpunimit universitar ndërmjet universiteteve në Francë dhe në Maqedoninë e Veriut dhe merret me programet e bursave
Caktoni një takim
Studimet në Francë
Arsimi i lartë francez ofron një larmi të madhe programesh studimore, që përkojnë me realitetin modern ekonomik
Institucionet franceze të arsimit të lartë janë të hapura për të gjithë studentët e huaj që dëshirojnë të vazhdojnë shkollimin e tyre në Francë. Për t’u pranuar, është e nevojshme të përgatisin një dosje të mirë të aplikimit dhe njohuri të mira të gjuhës frënge. Një numër i madh universitetesh franceze ofrojnë programe në gjuhën angleze, veçanërisht për studimet pasuniversitare (të masterit).
Ekzistojnë tri lloje të institucioneve të arsimit të lartë:
– Universitetet
– Shkollat e larta
– Shkollat dhe institutet e specializuara
Regjistrimi në vitin e parë të studimeve
Regjistrimi në vitin e parë të studimeve në një universitet shtetëror në Francë bëhet përmes paraqitjes së kërkesës për pranim (formulari DAP – Demande d’Admission Préalable). Keni mundësi të zgjidhni:
Имате можност да изберете:
- një program studimor në tri universitete të ndryshme
- ; tre programe të ndryshme studimore në të njëjtin universitet;
- tre programe të ndryshme studimore në tre universitete të ndryshme..
Aplikimi zakonisht fillon më 1 tetor, ndërsa afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve është data15 dhjetor, në zyrën e Kampus Fransit në Institutin Francez në Shkup (procedura nuk parashikon kërkesa individuale për pranim në vitin e parë të studimeve universitare).
Kandidatët duhet detyrimisht të kenë të paktën nivelin B2 në momentin e parashtrimit të dokumentacionit.
Sa i përket regjistrimit në vitin e parë në institucionet e tjera të arsimit të lartë (shkollat e larta, institutet e specializuara etj.), kriteret e regjistrimit, afatet, dokumentacioni i nevojshëm dhe informacione të tjera verifikohen në faqen zyrtare të internetit të institucionit përkatës.
Master bëhet përmes portalit Mon Master. Mon Master
Në këtë portal mund të gjenden informata rreth procedurës, si dhe të gjitha programet e disponueshme të studimeve të Masterit. Zakonisht, aplikimi parashtrohet nga mesi i shkurtit deri në mesin e marsit, për vitin e ardhshëm akademik. Sa i përket regjistrimit në institucionet e tjera të arsimit të lartë (shkollat e larta, institutet e specializuara etj.), kriteret e regjistrimit, afatet, dokumentacioni i nevojshëm dhe informacione të tjera verifikohen në faqen e internetit të institucionit përkatës.
Bursat
Bëhet fjalë për bursa njëvjeçare të destinuara për studentët e nivelit Master.
Kandidatët që mund të aplikojnë në këtë program bursash duhet të jenë të motivuar, të kenë rezultate të mira në studimet e mëparshme dhe të kenë zgjedhur një fushë studimi që konsiderohet parësore për zhvillimin e vendit.
Përparësi u jepet studimeve në gjuhën frënge me ç ‘rast kërkohet një nivel i mirë i njohjes së kësaj gjuhe. Megjithatë, në raste të veçanta mund të shqyrtohen edhe aplikimet për programe në gjuhën angleze, nga studentë që kanë arritje të larta akademike dhe që dëshmojnë qëndrueshmërinë dhe arsyeshmërinë e projektit të tyre për studime në Francë dhe të karrierës profesionale.
Konkursi shpallet në mars të çdo viti, ndërsa afati i fundit për dorëzimin e aplikimit për bursë është mesi i muajit maj.
Konkursi shpallet në mars të çdo viti, ndërsa afati i fundit për dorëzimin e aplikimit për bursë është mesi i muajit maj.
Bursat Ajfel
Për nivelet e studimeve Master dhe ato të Doktoraturës në fushat: drejtësi dhe shkenca politike, ekonomi dhe menaxhim, shkenca teknike. Aplikimet për këto bursa dorëzohen nga vetë institucioni francez i arsimit të lartë. Më shumë informata në faqen e internetit:
Programet evropiane
Programi Erasmus+ ofron bursa për studime ose praktikë profesionale me kohëzgjatje nga 3 deri në 12 muaj. Për më shumë informata rreth shkëmbimit të studentëve në kuadër të Erasmus+, kontaktoni koordinatorin e këtij programi në universitetin tuaj, si dhe Agjencinë Kombëtare të Programeve Arsimore Evropiane dhe Mobilitetit.
Programi Erasmus Mundus, në kuadër të programit Erasmus+, për nivelet e studimeve Master dhe ato të Doktoraturës, hartohet nga të paktën tre institucione të arsimit të lartë nga vende të ndryshme. Mësimdhënia organizohet në mënyrë që studimet të ndiqen në të paktën dy universitete, ndërsa studentët marrin diplomë të dyfishtë, të përbashkët ose diplomë të lëshuar nga disa universitete.
//: Motori i kërkimit CampusBourses lehtëson qasjen në informata mbi mundësitë e financimit të studimeve:

