Universiteti veror dixhital rajonal | nga data 21 deri më 25 qershor 2021

2 Pozadina Unidete2021

Universiteti veror dixhital rajonal | nga data 21 deri më 25 qershor 2021

Shkarkoni programin e Universitetit.

 

 

* * * * *

Këtë vit, Instituti Francez në Shkup, organizon universitetin veror dixhital rajonal, për të ruajtur kësisoj traditën e takimit tradicional të universitetit veror rajonal të Strugës, i cili për më shumë se 20 vjet me radhë, ka tubuar rreth njëqind profesorë nga Ballkani dhe Evropa Juglindore.

Universiteti veror dixhital rajonal, do të zhvillojë punimet në distancë, ndërkaq punëtoritë e trajnimit arsimor-pedagogjik, janë të destinuara për mësimdhënës të frëngjishtes  mandej për ata që japin lëndë të tjera në frëngjisht, nga të gjitha vendet e rajonit (Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Kroacia, Serbia, Shqipëria).

Objektivi kryesor i këtij universiteti rajonal është të reflektojë dhe të japë një dukshmëri të lartë të pranisë së gjuhës frënge, për të forcuar vendin e saj në sistemet arsimore të vendeve të përfaqësuara, si dhe për të krijuar kohezion të vërtetë, si dhe shkëmbime profesionale midis mësimdhënësve të frëngjishtes dhe mësimdhënësve të lëndëve të tjera në frëngjisht nga Evropa Juglindore.

 

* * * * *

DATAT DHE LOKACIONI

Universiteti veror dixhital rajonal do të zhvillojë punimet nga dita e hënë, 21 qershor, e deri të premten, më 25 qershor 2021.

Punimet do të zhvillohen në distancë, në platformën Zoom.

* * * * *

PARIMI I TRAJNIMIT

 

  • Universiteti veror dixhital rajonal ofron 3 punëtori, secila me nga 9 orë trajnim. Profesori regjistrohet në njërën prej këtyre punëtorive dhe zotohet të ndjekë trajnimin tërësisht; ndërkaq në fund të sesionit do të jepet certifikatë, me kusht që të bëhet ndjekja e trajnimit me rregullshmëri dhe vijueshmëri.
  • Gjatë plotësimit të kërkesës për regjistrim, profesori zgjedh punëtoritë sipas radhës së tij të preferencës; data e kërkesës për regjistrim është vendimtare, në mënyrë që regjistrimi të merret parasysh.
  • Folësit dhe kumtuesit janë trajnues profesionistë ose specialistë të lëndës, të emëruar nga ekipi i organizatorëve. .
  • Përveç 3 punëtorive të propozuara, është paraparë edhe hapja zyrtare, e ndjekur nga një konferencë përurimi, pasuar nga një prezantim i materialit didaktik rreth Bashkimit Evropian, si dhe nga një përmbledhje dhe aktivitet kulturor.

* * * * *

PUNËTORITË E TRAJNIMIT

-> PUNËTORIA E 1-RË : “Edupreneur (shq. marrësi i edukimit apo arsimimit): zhvillimi i ndikimit tuaj brenda dhe jashtë klasës”, Emili LER, mësimdhënëse dhe trajnuese e frëngjishtes si gjuhë e huaj, eksperte e asocuar në France Education international

-> PUNËTORIA E 2-TË: “Teatri onlajn, është i mundur”, Adrien PAJE, mësimdhënës, aktor dhe trajnues i trajnuesve

-> PUNËTORIA E 3-TË: “Mësimdhënia tek adoleshentët: si të motivojmë për të mësuar”, Bernar GRUA, mësimdhënës, trajnues i frëngjishtes si gjuhë e huaj.

 

* * * * *

Hapja zyrtare, e paraparë për të hënën, më 21 qershor, në orën 10, do të bëhet nga këshilltari i bashkëpunimit dhe veprimit kulturor, z. Emanuel Rember.

Pas hapjes zyrtare, do të mbahet ligjëratë përuruese nga z. Marsel Lebren, me titull “Rolet e anasjella gjatë orëve, trendi pedagogjik ose hyrje në shkollën e së ardhmes”, temë e së cilës do të jenë tendencat dhe prirjet e reja në mësimin e gjuhëve.

Është paraparë një prezantim i risive nga ana e botuesve francezë, me datën 23 qershor 2021.

* * * * *

VEPRIMTARITË KULTURORE, PREZANTIMET, SHKËMBIMET PROFESIONALE

Me qëllim pasurimin e programit, zgjerimin e horizonteve profesionale dhe ndjekjen e zhvillimeve aktuale, ju propozojmë promovimin e materialit didaktik për Bashkimin Evropian, nga Ana Krstinovska, kryetare e « ESTIMA-s », konceptuar për studentët që mësojnë frëngjishten, mandej prezantimin e projektit për mësimin e hershëm të gjuhës frënge, nga prof. dr. Snezhana Petrova, profesoreshë në Katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë Frënge në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, si dhe emisionin për gjigantin e letërsisë franceze, Gystav Flober, ku këtë vit shënohet edhe 200 vjetori i lindjes së tij.

* * * * *

KUSHTET E PJESËMARRJES

Instituti Francez në Shkup mbulon shpenzimet e trajnimit për të gjithë mësimdhënësit pjesëmarrës nga zona e Ballkanit dhe Evropa Juglindore, me kusht të konfirmimit të pjesëmarrjes.

* * * * *

REGJISTRIMI

Përfitoni nga universiteti veror rajonal dixhital, një mjedis i jashtëzakonshëm frëngjishtfolës!
Programi i hollësishëm do t’ju dërgohet pjesëmarrësve në një datë të mëvonshme.

Regjistrimet janë të hapura nga data 19 prill, e deri më 14 maj 2021.
Klikoni KËTU për t’u regjistruar.

Kontakti: education@ifs.mk
Ndiqni punimet e universitetit në rrjetin social: #UniDEte2021