Mbrëmje gala e kinemasë « Nata e datës 12 »

Copie De Copie De #182b57

Mbrëmje gala e kinemasë « Nata e datës 12 »

Të mërkurën, më 31 maj 2023, në orën 20:00 | Në kinemanë « Milenium »

ngq Dominik Mol , me Bastien Bujon, Buli Laners, Teo Sholbi.

Me mbështetjen e barnatores « Zegin »

Instituti Francez në Shkup ju ofron mbrëmjen e dytë gala të kinemasë franceze, me filmin më të mirë francez të vitit, fitues i gjashtë çmimeve Cezar, që iu dhanë gjatë ceremonisë në shkurt të vitit 2023, përfshirë atë të filmit më të mirë dhe regjisë më të mirë.

« Në Policinë Gjyqësore çdo hetues has në një krim që nuk e zgjidh dot dhe që e ndjek nga pas. Për Joanin, është pikërisht vrasja e Klarës. Marrjet në pyetje vijojnë vazhdimisht njëri pas tjetrit, të dyshuarit nuk mungojnë dhe dyshimet e Joanit vazhdojnë të shtohen. Vetëm një gjë është e sigurt, krimi ka ndodhur natën e datës 12…»