Takimet mujore të kinemasë I Borgo (2024) I Të enjten, më 28 maj 2026 | Në orën 20:00 | Në Kinotekë

Event Model

Takimet mujore të kinemasë I Borgo (2024) I Të enjten, më 28 maj 2026 | Në orën 20:00 | Në Kinotekë

Biletat janë në shitje në Kinotekë, për të siguruar bileta, ju lutemi të arrini 20 minuta para fillimit të shfaqjes

Numri i telefonit të Kinotekës: + 389 2 306 59 68; Celulari: 075 451 424

« Borgo » (2024, 118 min.)

nga Stefan Demustje me Hafsija Herzinin, Musa Mansalinin dhe Luj Memin.

Sinopsis (Përmbledhje):

Melisa, rojtare burgu 32 vjeçare me përvojë, shpërngulet në Korsikë me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj të vegjël. Për të, ky është një fillim i ri dhe një mundësi e re, kështu që ajo punësohet në shtëpinë përmirësuese (burgun) e atjeshëm- por ky institucion nuk është edhe aq i zakonshëm. Thuhet se të burgosurit janë ata që mbikëqyrin rojet. Integrimi i Melisës në mjedisin e ri lehtësohet nga Saveriuja, i burgosur i ri por me ndikim, i cili e merr atë nën kujdesin e tij. Por sapo të del ai në liri, do taë vihet në kërkim të saj- këtë herë me një kërkesë që nuk mund të refuzohet lehtë. Nga këtu, gjithçka shkon mbrapsht.

Mediat shkruan:

Në këtë të ashtuquajtur film i mbërthyer me zi (film noir) Stefan Demustje ekspozon të gjitha klishetë rreth Korsikës. Rezultati është një kryevepër, njëri nga filmat më të mirë francezë të vitit. (Marian)

Vrasje e dyfishtë misterioze. Një ishull, bukuria e të cilit nuk mund ta fshehë dhunën e tij. Që në fillim, “Borgo” na lë pa frymë, që në kuadrin e parë. (20 minuta)