Programi i ndihmës në botime

Pap Ifparis2

Programi i ndihmës në botime

Programi i mbështetjes së botimeve, i Institut Francez në Paris, mbështet punën e botuesve të huaj, që botojnë tituj në frëngjisht, duke i krijuar me këtë rast mundësi publikut jofrëngjishtfolës, të ketë qasje në krijimtarinë dhe mendimin bashkëkohor francez.

Programi i mbështetjes së botimeve përfshin gjithashtu edhe blerjen e të drejtave të autorit për përkthimet e veprave nga frëngjishtja në gjuhë të tjera (maqedonase dhe / ose shqipe).

Programi i mbështetjes së botimeve, tangon vepra nga fusha të ndryshme: letërsi, shkenca shoqërore, tituj për të rinj, stripa, botime universitare dhe shkencore (përveç materialeve shkollore, veprave teknike ose doracakëve).

Ky program nuk përfshin përkthimet e veprave të autorëve tanë në frëngjisht.

Nuk lejohet paraqitja e kërkesës për titull, të drejtat e autorit të të cilit janë blerë tashmë nga botuesi francez.

Çdo shtëpi botuese e interesuar duhet të dorëzojë paraprakisht dosje në Institutin Francez në Shkup.

Adresa e kontaktit: culture@ifs.mk

Telefoni: 02 3118 503/070 303 755

lire-696x337-2