23 Oct Dita Ndërkombëtare e Profesorëve të Gjuhës Frënge 2026
Më 18 nëntor 2026, nga ora 10:00 deri në orën12:00 | Në Laboratorium, Shkup
Së bashku luajmë, së bashku krijojmë!
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Profesorëve të Gjuhës Frënge, Instituti Francez në Shkup i fton profesorët e gjuhës frënge në një takim ndëraktiv kushtuar sportit, lojërave dhe punës në ekip.
Takimi do të jetë një mundësi që profesorët të shkëmbejnë ide dhe përvoja, të zbulojnë qasje të reja në mësimdhënie dhe të lidhen me njëri-tjetrin përmes aktiviteteve të përbashkëta.
Programi:
Hapja zyrtare Sfidë ekipore kushtuar fjalorit sportiv dhe krijimit të lojërave gjuhësore me këtë tematikë.
Punëtori praktike me aktivitete argëtuese, që nxisin të shprehurit me gojë, kreativitetin dhe punën në ekip në klasa.
Shkëmbim përvojash: mundësi për të ndarë ide dhe shembuj nga praktika mësimore me kolegët. Pjesëmarrja është falas, me regjistrim paraprak përmes formularit të mëposhtëm.
E rëndësishme: Numri i vendeve është i kufizuar. Regjistrimi do të jetë i mundur deri në plotësimin e vendeve të lira.
Regjistrohuni përmes formularit:
Ejani të ndani idetë tuaja, të frymëzoheni nga përvojat e kolegëve dhe të shënojmë së bashku gëzimin e mësimdhënies dhe të nxënit të gjuhës frënge! Shikoni se si kaluam vitin e kaluar.


