05 Oct Festivali French Connection – arti rrugor në Shkup, Tetovë dhe Manastir
Tetovë: më 14 tetor 2026
Në Shkup: më 16 dhe 17 tetor 2026
Në Manastir: më 16 tetor 2026
Arti i rrugës në Shkup
16 – 17.10
Instituti Francez në Shkup do të prezantojë edicionin e parë të festivalit French Connection – Në fokus arti rrugor, me synimin që të shndërrohet në një ngjarje të rëndësishme vjetore, në prag të shpalljes së Shkupit – Kryeqytet Evropian i Kulturës 2028.
Programi i këtij edicioni të parë parashikon pjesëmarrjen e trupave teatrore franceze, të cilat me shfaqjet e tyre në Shkup, Manastir dhe Tetovë ndërthurin performancën artistike, muzikën dhe ndërveprimin me publikun. Njëkohësisht, projekti përfshin edhe program edukativ, me punëtori për njohjen me artet rrugore dhe aktivitete në bashkëpunim me Shkollën Ndërkombëtare Franceze EFIS dhe Aleancat Franceze në Manastir dhe Tetovë.
Falë bashkëpunimit me partnerë nga Franca dhe Maqedonia e Veriut, French Connection do të nxisë shkëmbimin ndërmjet artistëve mes këtyre dy vendeve, duke vënë njëkohësisht në pah potencialin kulturor dhe turistik të arteve të rrugës.
Kjo ngjarje synon të tërheqë një publik të gjerë, të promovojë artet rrugore dhe të vendosë themelet e një festivali të qëndrueshëm, që do të lidhë artistët, publikun dhe qytetet.
Петок, 16.10 2026
Поаѓање од Музеј на Град Скопје
Të premten, më 16.10.2026 në orën 20:00 „Selest“ nga trupa „Deplime“
SELESTI vjen nga një vend i largët dhe misterioz, i cili gjendet brenda secilit prej nesh. Nga vjen saktësisht, askush nuk e di, por duket se vjen nga aq larg, saqë nuk ruan asnjë kujtim për origjinën e tij/ e saj. Në planetin tonë, SELEST zbulon materien, njihet me njerëzit dhe, si një yll, ua ndriçon rrugën. SELESTI gjigant dhe i ndritshëm, kalon mbi kokat tona, vallëzon me rrymat e ajrit dhe ndriçon fytyrat tona.

Të shtunën, më 17.10.2026
Плоштад „Карпошово Востание“ Në orën 20:00
20:00 „Фратело“ на трупата „Бестиа“
„Fratello“ nga trupa „Bestia“ „Fratello“ është historia e dy akrobatëve të talentuar, të cilët përmes një koordinimi të përsosur eksplorojnë lidhjen vëllazërore dhe mënyrën se si dy akrobatë mund të komunikojnë në gjuhën e tyre të veçantë. „Fratello“ nxjerr në pah fuqinë e lidhjes vëllazërore dhe tregon se si besimi, lëvizja dhe afërsia mund të krijojnë një gjuhë të përbashkët edhe pa thënë asnjë fjalë të vetme.

„Lotus“ të Parku i Qytetit
Në orën 21:00 „Ëndrra e nimfave të ujit“ nga trupa Cie Gwam.
Një spektakël muzikor dhe vizual, një përvojë gjithëpërfshirëse, një lloj intermexoje artistike, që qëndron pezull mes qiellit dhe detit dhe e bart publikun në një fushë vibracionesh dhe dridhjesh harmonike.

Në Tetovë dhe në Manastir Vallëzimi i nimfave të ujit
Tetovë: më 15.10.2026, në orën 19:30
Në Manastir: Të premten, më 17.10.2026, në orën 20:00
Të mbështjella nga magjia e tingujve meditativë, këto „qenie“ të thellësive, teksa vallëzojnë, duken sikur qëndrojnë pezull në ajër.
Me lëvizje të lehta, të rrjedhshme dhe elegante, ato pasqyrojnë bukurinë e jetës në thellësitë e detit. Trupat e tyre janë të zbukuruar me ngjyra fosforeshente, të cilat marrin jetë nën dritën ultravjollcë, duke krijuar një pamje që nuk mund t’ju lërë indiferentë.
Lëvizjet e tyre shoqërohen nga një magji tingujsh – rezonancat hipnotizuese të tubalofonit dhe tonet magjepsëse të harpës së kristaltë ndriçuese. Një spektakël muzikor dhe vizual, një përvojë gjithëpërfshirëse, një lloj intermezoje artistike, e cila qëndron pezull mes qiellit dhe detit dhe e bart publikun në një fushë vibracionesh harmonike.


