28 May Festivali i filmit francez I Korsika në fokus I Nga data 17 deri më 20 qershor hapja zyrtare
ouverture officielle
TË MËRKURËN, MË 17 QERSHOR 2026 I NË SINEPLEKS I Në orën 19:00
Le Royaume
(2024, 108 min.) me regji të Zhilien Kolonës, me Xhuvana Benedeti, Svaveriu Santguçi, Entoni Morganti
Përmbledhje
Korsikë, viti 1995. Lezija është duke e shijuar verën e saj të parë në cilësi të adoleshentes. Një ditë, një i panjohur e çon atë me motoçikletë në një vilë të izoluar ku ajo takon përsëri babanë e saj, i cili është fshehur me njerëzit e tij. Në nëntokë shpërthen luftë dhe terreni rreth klanit shtrëngohet. Vdekja bëhet përditshmëri. Fillon një arratisje në të cilën babai dhe vajza do të mësojnë të kuptojnë dhe të duan njëri-tjetrin përsëri.
Pas shfaqjes, një bisedë me regjisorin Zhilien Kolona.Julien Colonna
Koktej rasti i ofruar nga kantina Tikvesh.

Të enjten, më 18 qershor 2026 19:00
Fotografja
(2024, 113 min.)
me regji të Tjeri de Peretit, me Klara-Marija Laredon, Mark Antonu Mocikonaçin dhe Luj Starasin.
Përmbledhje:
Fragmente nga jeta e Antonijës, fotografe e re për gazetën Kors-Maten në Ajaço. Angazhimi i saj, miqësitë dhe dashuritë e saj janë të ndërthurura me ngjarjet kryesore politike në ishull, nga vitet 1980 deri në fillim të shekullit të XXI-të. Filmi është një afresk i një brezi.
Pas shfaqjes, do të ketë takim me regjisorin Tjeri de Pereti.Thierry de Peretti

MBYLLJA
“Shkëmbime mes Francës dhe Maqedonisë së Veriut në fushën e filmit”
Në orën 10:30 | Në kinemanë “Vardar”
Në bashkëpunim me Agjencinë e Filmit dhe Fakultetin e Arteve Dramatike
Pjesëmarrës: Regjisorë dhe aktorë nga Franca dhe Maqedonia e Veriut, përfaqësues të institucioneve kulturore, studentë të Fakultetit të Arteve Dramatike.
Moderatore: Dejana Poposka
TË PREMTEN, MË 19 QERSHOR 2026 I NË SINEPLEKS I 19:00
Mohikani
(2024, 1h 27min)
me regji të Frederik Faruçit, me Aleksi Mananti, Mara Takin, Teo Frimigaçi.
Përmbledhje:
Korsikë, viti 1995. Lezija është duke e shijuar verën e saj të parë në cilësi të adoleshentes. Një ditë, një i panjohur e çon atë me motoçikletë në një vilë të izoluar ku ajo takon përsëri babanë e saj, i cili është fshehur me njerëzit e tij. Në nëntokë shpërthen luftë dhe terreni rreth klanit shtrëngohet. Vdekja bëhet përditshmëri. Fillon një arratisje në të cilën babai dhe vajza do të mësojnë të kuptojnë dhe të duan njëri-tjetrin përsëri.
Pas shfaqjes, një bisedë me regjisorin Zhilien Kolona dhe aktorin Aleksi Mananti.

Shfaqje speciale
Të shtunën, më 20 qershor 2026 I Në Kinotekë I Në orën 20:00
Rrëmbimi
(2023, 1h 37min)
me regji të Iris Kaltenbekut, me Afsia Erzin, Aleksi Manantin dhe Nina Merisin
Përmbledhje
Si vajti jeta e Lidijas, mamie e përkushtuar plotësisht ndaj punës së saj, në drejtimin e gabuar? A është arsyeja zhgënjimi në dashuri, shtatzënia e shoqes së saj më të mirë me emrin Salome apo takimi me Milloshin, një dashuri e re e mundshme? Lidija mbyllet në një spirale gënjeshtrash e së këndejmi ndryshojnë jetët e të gjithëve përreth saj.














