Regjisorët Nikola Kloc dhe Elizabet Perseval me filmin dokumentar “Ne themi revolucion” në Festivalin “Vëllezërit Manaki” | 20 – 27.08.2022

Freres Manaki 2022

Regjisorët Nikola Kloc dhe Elizabet Perseval me filmin dokumentar “Ne themi revolucion” në Festivalin “Vëllezërit Manaki” | 20 – 27.08.2022

Nga e shtuna 20 gusht deri të shtunën e radhës 27 gusht 2022, në Qendrën e Kulturës në Manastir

Regjisorët Nikola Kloc dhe Elizabet Perseval, të ftuar në Festivalin “Vëllezërit Manaki” nga e shtuna 20 gusht deri të shtunën e radhës 27 gusht 2022, në Qendrën e Kulturës në Manastir

Festivali Ndërkombëtar i Filmit të kamerës “Vëllezërit Manaki”, fton regjisorët Nikola Kloc dhe Elizabet Perseval, si dhe shfaqje e filmit dokumentar “Ne themi revolucion”.

Ngjarja realizohet me ftesë të festivalit “Vëllezërit Manaki”, me mbështetjen e Institutit Francez në Shkup.

Nikola Kloc e filloi karrierën e tij si asistent i kamerave në vitin 1987, në filmin dokumentar “Pandit Ravi Shankar”. Aty bëhet fjalë për një portret të një muzikanti të ri, i cili luan në sitar përderisa udhëton nëpër Indi dhe Evropë. Kloc ka bërë përshtatje në ekran të shumë romaneve, ndërkaq në vitin 1995, ai themeloi grupin “Azil”. Më pas ai punoi në dy biografi filmike, njërën kushtuar Xhim Karterit në vitin 1998 dhe tjetrën Bred Meldos në vitin 1999.

Ai gjithashtu bëri edhe përshtatje të filmave “Paria” dhe “Rana”. Aty ai prek me një estetikë dhe çiltërsi të veçantë tema sociale mjaft të ndjeshme: në njërin film ai trajton jetën e të pastrehëve, ndërsa në tjetrin fatin e refugjatëve. Më pas, ai hap një portal interneti i cili do të mbështetet nga Arte France, Asile de nuit dhe Asile de jour.

Nikola Kloc është profesor në Femis dhe punon së bashku me Elizabet Perceval. Ata kanë punuar së bashku në filmin “Jeta e dobët” i vitit 2012, film ky për të rinjtë që luftojnë me një botë që i kontrollon ata dhe në vitin 2017 në filmin “Vend heroik, kufij që digjen”.

“Ne themi revolucion” është dokumentari i tyre më i ri. Ju ftojmë ta ndiqni!

Më shumë informata në faqen e Festivalit Vëllezërit Manaki.

id8242-nicolas_klotz_eta_elisabeth_perceval-1