Ekspozitë në dritaren e Institutit Francez në Shkup « Molivers » | 26.01. – 28.02.2023

Pozadina Molivers 2

 Ekspozitë në dritaren e Institutit Francez në Shkup « Molivers » | 26.01. – 28.02.2023

HAPJA: të enjten, më 26 janar 2023, në orën 17 | Instituti Francez në Shkup

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 28 shkurt 2023

Instituti Francez në Shkup ka përkrahur projektin “Molivers” të Katedrës së Dizajnit në Fakultetin Teknologjik në Shkup dhe Katedrës së Frëngjishtes në Fakultetit Filologjik në Shkup.

Projekti i realizuar nga studentët e dy fakulteteve, nën udhëheqjen krijuese të profesoreshës, znj. Lidija Georgieva, ka për synim konceptimin dhe realizimin e një ekspozite, përmes së cilës autorët dëshirojnë të përçojnë një mesazh të fortë për kohën në të cilën po jetojmë. Dilema e krijuar nga teknologjitë e reja, metaversi apo universi, na shtyjnë të reflektojmë sot mbi interpretimin e veprës së Molierit.

Ekspozita/performanca fillimisht u prezantua në Shkup, në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare “Shën Klimenti i Ohrit”, si dhe në ambientet e ekspozitës së Solin d`Abovilit, krijuese e agjencisë së dizajnit dhe krijimit « ManiMani », në Paris.

Vitrina e Institutit Francez në Shkup është faza e fundit e këtij projekti inovativ.

Ejani në numër sa më të madh dhe mbështesni këta krijues të rinj!

Molivers2