07 Jan Ngjarje | Ligjëratë | Historia e romëve në Ballkan – Bernar Lori I Më 05.02.2026
Të enjten, më 05.02.2026 I Në Shtëpinë e Evropës në Shkup
Historia e romëve në Ballkan nga Mesjeta e deri në Luftën e Parë Botërore.
Instituti Francez në Shkup ju fton në një ligjëratë kushtuar historisë së romëve në Ballkan, që nga mbërritja e tyre në Mesjetë, e deri në Luftën e Parë Botërore.
Ligjërues është z. Bernar Lori, historian, profesor dhe specialist i njohur i historisë së Ballkanit dhe minoriteteve. Ai do të shoqërohet nga Edis Sulejman, aktivist në rolin e moderatorit të diskutimit.
Përmes një qasjeje të plotë të bazuar në burime historike, Bernar Lori do të ofrojë një lexim afatgjatë të pranisë së romëve në Gadishullin Ballkanik.
Prezantimi i tij do të nxjerrë në pah dinamikën e përshtatjes, ndërveprimit dhe bashkëjetesës midis popullsisë rome dhe shoqërive përreth, duke dekonstruktuar disa paragjykime që lidhen me margjinalizimin e tyre.
Bernar Lori është autori i punimit “Romët – ndoshta të margjinalizuar, por aspak të përjashtuar”, botuar në një botim special të revistës Listoar, si dhe i veprës referuese “Romët në Ballkan, 1280–1914”.
Kjo vepër e rëndësishme gjurmon disa shekuj të historisë sociale, ekonomike dhe politike të popullsisë rome në rajon
Cette conférence permettra également d’ouvrir une réflexion sur les enjeux contemporains liés à la mémoire, à l’identité et à la place des minorités dans les sociétés européennes actuelles.
Kjo ligjëratë do të ofrojë një mundësi për të reflektuar mbi sfidat bashkëkohore që lidhen me kujtesën, identitetin dhe vendin e pakicave në shoqëritë e sotme evropiane. Ngjarja është e hapur për publikun e gjerë: studiues, studentë, mësimdhënës, punonjës kulturorë, si dhe për këdo që është i interesuar në fushën e historisë së Ballkanit, diversitetin kulturor dhe dinamikën sociale në Evropën Juglindore.



