Konkursi leximime zë të lartë 2024

Pozadini Za Sajt (2)

Konkursi leximime zë të lartë 2024

Me rastin e edicionit të 8-të të Mbrëmjes së Leximit, Instituti Francez në Shkup organizon konkurs leximi me zë të lartë, i hapur për nxënës dhe studentë frëngjishtfolës nga Maqedonia e Veriut.. Pas temës së frikës, që u shtjellua vitin e kaluar, tema e propozuar këtë vit është “Trupi”, një mënyrë kjo për t’iu bërë jehonë Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike, të cilat do të mbahen këtë verë në Paris.

Për të marrë pjesë në konkurs, ju ftojmë të bëni një video, që do të zgjas prej 2 deri në 4 minuta më së shumti, me leximin tuaj të tekstit në frëngjisht sipas zgjedhjes suaj, rreth temës së trupit (trupi në metamorfozë, trupi në vuajtje, trupi në lëvizje përmes sportit, vallëzimi, trupi përballë aftësisë së kufizuar etj.) dhe ta postoni, jo më vonë se data 22 shkurt 2024, në faqen e Facebook-ut kushtuar Konkursit të Leximit 2024.

Finalja e madhe do të mbahet të shtunën, më 16 mars 2024 në Kinotekën e Maqedonisë së Veriut.

Në vazhdim ju ftojmë t`i lexoni dhe ndiqni RREGULLAT e mëposhtme:

  • Videoja juaj duhet t’ju tregojë qartë duke lexuar tekstin tuaj (nga 2 deri në maksimum 4 minuta)
  • Votre voix doit être claire et audible (il est important que le jury puisse vous entendre)
  • Lejohen të gjitha inskenimet.
  • Videoja juaj duhet të publikohet në faqen e Facebook-ut kushtuar Konkursit.
  • Numri i kandidatëve është i kufizuar në më së shumti 12 veta për çdo shkollë, ndërkaq kandidatët ftohen që të regjistrohen nga profesori/profesoresha i/e tyre i/e frëngjishtes.
Pjesëmarrësi duhet patjetër të tregojë:
  • Emrin dhe mbiemrin
  • Emrin e institucionit edukativo-arsimor dhe atë të qytetit nga vjen
  • Emrin e autorit dhe veprën, gjatë postimit të videos në faqen e Konkursit.

Juria e Konkursit, e përbërë nga profesorë të shquar të frëngjishtes, do të përzgjedhë 5 finalistë në kategorinë e ciklit të lartë të shkollës fillore, 5 finalistë në kategorinë e shkollës së mesme, 5 finalistë në kategorinë e studentëve, si dhe 3 videot më të mira (sipas kategorisë) në bazë të kritereve të mëposhtme:

  • Cilësia e të folurit (artikulimi, shqiptimi)
  • Cilësia e interpretimit të tekstit (shprehja)

Finalistët e përzgjedhur do të shpallen më 7 mars 2024 dhe do të marrin pjesë në finalen e madhe të Konkursit, që do të mbahet të shtunën, më 16 mars 2024, në orën 13, në Kinotekën e Maqedonisë së Veriut.

Secili finalist do të lexojë tekstin e tij drejtpërsëdrejti, ndërsa juria do të përcaktojë fituesit e mëdhenj në secilën kategori.

Të gjithë pjesëmarrësit në Konkurs do të pajisen me nga një libër, mandej me certifikatë për pjesëmarrje dhe qasje falas në mediatekë dhe kulturotekë për një vit.

Do të shpërblehen me çmime të volitshme më të mirët në secilën kategori!

Për të gjitha pyetjet e mundshme në lidhje me Konkursin, ju lutemi drejtohuni për kontakt në : mediatheque@ifs.mk mediatheque@ifs.mk


Për të zgjedhur tekstet, profesorët dhe nxënësit mund të inspirohen nga BURIMET e ofruara në faqen e internetit “Nuits de la Lecture”:

ATMOSFERËN E BUKUR GJATË #CONCOURSDELALECTURE2023