Konferencën e madhe me temën “Historia, arti, kujtesa dhe pajtimi” | 12.11.2021

Pozadina Colloque Bitola

Konferencën e madhe me temën “Historia, arti, kujtesa dhe pajtimi” | 12.11.2021

E enjte, më 11 nëntor 2021, në orën 19:00 | Kinemaja e Vëllezërve Manaki, Manastir

Shfaqja e filmit dokumentar « KUJTIME » nga Robert Jankuloski

Film për Luftën e Parë Botërore dhe për fatin e mjekut gjermano-zviceran Rodolf Arshibald Reis.

Fjalë hyrëse nga z. Siril Bomgartner, ambasadori i Francës.

Robert Jankuloski është fotograf dhe artist i shquar nga Maqedonia e Veriut, i cili ka kryer punë të vyeshme restauruese të veprës së vëllezërve Manaki. Filmi i tij dokumentar i kushtohet mjekut gjermano-zviceran Rodolf Arshibald Reis, i cili ka luftuar së bashku me ushtrinë serbe në Frontin e Lindjes (Frontin e Maqedonisë). Filmi është mbështetur nga Ambasada e Zvicrës. “Kujtime”, Robert Jankuloski

web-robert-jankuloski_-ww1-remembering-02

Të premten, më 12 nëntor 2021, në orën 10:00,
në Sallën e konferencave të Bibliotekës Universitare “Shën Klementi i Ohrit” në Manastir

Simpoziumi “HISTORIA, ARTI, KUJTESA DHE PAJTIMI”

Informohuni më shumë për programin e plotë të simpoziumit.

Instituti Francez në Shkup, me mbështetjen e Aleancës Franceze në Manastir, organizon konferencë madhore me temë “Historia, arti, kujtesa dhe pajtimi” në Bibliotekën Universitare të Manastirit.

Simpoziumi, në format njëditor, do të organizohet me prani fizike, me mundësi të ndjekjes virtuale-onlajn (për shkak të masave shëndetësore, pjesëmarrja me prani fizike në simpozium është e kufizuar deri në 30 persona).

Simpoziumi vjetor në Manastir në edicionin e tij të vitit 2021, do të trajtojë disa tema, si trajtimi i përkujtimit të Luftës së Parë Botërore dhe konflikteve të tjera të mëdha botërore në letërsi apo kinema, proceset e pajtimit dhe shumë tema të tjera.

Instituti Francez në Shkup falënderon ALDA-n dhe programin “Normandia për Paqe” për mbështetjen e dhënë, si dhe partnerët: Fakultetin Juridik të Universitetit “Shën Klementi i Ohrit” në Manastir dhe Bibliotekën Universitare « Shën Klementi i Ohrit » në Manastir.

Ejani në numër sa më të madh, që të na ndiqni përmes platformës Zoom: https://us02ëeb.zoom.us/j/88559464532

Fjalëkalimi 000 000 ID e takimit 885 5946 4532

Për të ndjekur konferencën përmes platformës Zoom, ju lutemi konfirmoni praninë tuaj përmes adresës elektronike : culture@ifs.mk

Hapja solemne do të bëhet nga Sh. T. z. Siril Bomgartner, ambasador i Francës, Sh. S. znj. Anke Holshtein, ambasadore e Gjermanisë dhe znj. Katica Janeva, drejtoreshë e ALDA-s.

Paneli i parë: “FRONTI I LINDJES, KUJTESA DHE BURIMI I FRYMËZIMIT”

Paneli i dytë: “PËRKUJTIMI DHE PAJTIMI” Me përkthim simultan

FR-Affiche-Colloque_Crop

Të premten, më 12 nëntor 2021, në orën 19:00 | Kinemaja e Vëllezërve Manaki në Manastir

“MANAKI: HISTORI PËRMES FOTOGRAFIVE”

Shfaqja e filmit dokumentar të Robert Jankuloskit.