Katalogu onlajn i Fondit të Mediatekës Mediateka e Institutit

Catalogue Mediatheque

Katalogu onlajn i Fondit të Mediatekës Mediateka e Institutit

Francez në Shkup ka kënaqësinë dhe nderin t`ju prezantojë katalogun e ri onlajn të fondit të burimeve të disponueshme në mediatekën tonë:

https://skopje.bibenligne.fr/

Nëpërmjet kësaj faqeje interneti mund të kërkoni në fondin e mediatekës së Institutit Francez në Shkup, të rezervoni titujt që ju interesojnë ose të zgjasni afatin për materialet e huazuara. Për ta bërë këtë, duhet të identifikoheni fillimisht përmes profilit tuaj të përdoruesit, i cili krijohet në momentin e regjistrimit në mediatekë.

Përveç asaj që është thënë më sipër, ju do të mund të gjeni këshilla praktike për burimet tona, të ndiqni risitë, të kundroni përzgjedhje titujsh të realizuar nga ekipi ynë, si dhe të qaseni në programin me animacione, të organizuara në mediatekë…

Për çdo informatë shtesë dhe pyetje rreth katalogut, ju lutemi na kontaktoni në mediatheque@ifs.mk

36