21 Oct Thirrje për gazetarë për pjesëmarrje në një trajnim për gazetari hulumtuese I Afati i fundit 5 nëntor
Afati i fundit i aplikimit : 5 nëntor 2026
Nga ideja te hulumtimi: teknikat e gazetarisë bashkëkohore hulumtuese
Shkolla e Gazetarisë e Lilit (École Supérieure de Journalisme de Lille – ESJ Lille) dhe Instituti Maqedonas i Mediave, në bashkëpunim me Ambasadën e Francës në Maqedoninë e Veriut dhe shtëpinë e produksionit „Premières Lignes“, shpallin thirrje për gazetarë për pjesëmarrje në një trajnim për gazetari hulumtuese.
Trajnimi u kushtohet gazetarëve që dëshirojnë të përparojnë aftësitë e tyre hulumtuese, duke filluar nga zhvillimi i ideve dhe puna me burime e dokumente, e deri te verifikimi i informatave dhe përgatitja e një reportazhi hulumtues.
Çfarë do të mësoni?
Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të punojnë me gazetarë francezë me përvojë dhe të njihen me praktikat e gazetarisë hulumtuese të nivelit më të lartë në Francë
Programi do të përfshijë temat e mëposhtme:
si të identifikoni dhe zhvilloni një temë të mundshme hulumtuese;
si të definoni këndvështrimin e duhur hulumtues dhe të strukturoni hulumtimin;
si të gjeni dhe verifikoni burime, dokumente dhe të dhëna;
si të punoni me burime të ndjeshme dhe të mbroni sigurinë dhe konfidencialitetin e tyre;
si të përgatiteni për intervista me bashkëbisedues specifikë mbi tema komplekse;
si të identifikoni dhe vlerësoni rreziqet ligjore dhe të sigurisë gjatë hulumtimit;
si ta shndërroni një histori hulumtuese në një përmbajtje gazetareske të qartë, tërheqëse dhe vizualisht mbresëlënëse.
Një pjesë e veçantë e programit do t’i kushtohet rrëfimit vizual të historive hulumtuese, nga përzgjedhja e qasjes vizuale dhe mënyrës së xhirimit, e deri te zhvillimi i skenave, realizimi i intervistave dhe përgatitja e skenarit për xhirim.
Trajnimi do të jetë i orientuar drejt praktikës, ndërsa pjesëmarrësit do të punojnë mbi idenë e tyre hulumtuese me mbështetjen e trajnerëve. I gjithë programi mundëson krijimin e kontakteve dhe rrjetëzimin me media dhe gazetarë të njohur francezë.
Kush janë trajnuesit?
Nikola Veskovaçi
Nikola Veskovaçi (Nicolas Vescovacci) është gazetar i pavarur, regjisor dhe kryeredaktor në kanalin televiziv „France TV“. Gjatë 15 viteve të fundit ka punuar në filma hulumtues për „France TV“ dhe „Arte“, ndërsa ka qenë pjesë e ekipeve të produksionit të emisioneve të njohura franceze të gazetarisë hulumtuese „Cash Investigation“ dhe „Complément d’Enquête“.Gjithashtu, ka bashkëpunuar me „BBC Panorama“ dhe „Mediapart“. Krahas gazetarisë hulumtuese, ka përvojë shumëvjeçare si reporter në terren dhe korrespondent nga zonat e krizës.

Romen Potocki
Romen Potocki (Romain Potocki) është gazetar, dokumentarist, fotograf dhe shkrimtar me 24 vjet përvojë në raportimin nga pjesë të ndryshme të botës. Puna e tij përqendrohet në gazetarinë hulumtuese, filmin dokumentar dhe rrëfimin vizual. Që nga viti 2012 punon si trajnues për përdorimin e kamerës, regjinë dhe teknikat hulumtuese.

Kujt i kushtohet trajnimi?
Thirrja u kushtohet gazetarëve profesionistë nga të gjitha redaksitë në Maqedoninë e Veriut, të cilët dëshirojnë të avancojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre praktike në gazetarinë hulumtuese.
Kur dhe ku do të mbahet?
Trajnimi do të realizohet në dy pjesë: pjesa e parë do të mbahet më 13 dhe 14 nëntor 2026 (të premten dhe të shtunën), ndërsa pjesa praktike më 16, 17 dhe 18 nëntor 2026, në ambientet e Institutit Maqedonas të Mediave. Gjuha e punës gjatë trajnimit do të jetë anglishtja, me mundësi përkthimi.
Si të aplikoni?
Mund të aplikoni duke plotësuar formularin në linjë të aplikimit, të bashkëngjitur në shtojcë, ku duhet të paraqisni një biografi të shkurtër, motivimin tuaj për aplikim dhe informacionet e kontaktit. Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar.
Të gjithë pjesëmarrësit që do ta përfundojnë me sukses trajnimin do të pajisen me certifikatë pjesëmarrjeje nga Ambasada e Francës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Instituti Maqedonas i Mediave (MIM), Shkolla e Gazetarisë e Lilit (ESJ Lille) dhe shtëpia e produksionit „Premières Lignes“.
//: Informata është e disponueshme edhe në faqen zyrtare të internetit të MIM Instituti Maqedonas i Mediave MIM


