Takime filmike | “Romani i Xhimit” (2024) | Më 19 shkurt 2026 në Kinotekë

Coversite

Takime filmike | “Romani i Xhimit” (2024) | Më 19 shkurt 2026 në Kinotekë

19.02.2026 | Në Kinotekë

Hapja e “Takimeve filmike”

në Kinotekë

Krijimi i një takimi mujor filmik në Kinotekë, ku do të shfaqen filma bashkëkohorë francezë, si dhe klasikë të shquar të kinemasë franceze.

Kjo ngjarje i drejtohet mbarë publikut, me një fokus të veçantë tek të rinjtë dhe fëmijët, për t’i njohur ata me pasurinë dhe diversitetin e artit të 7-të të kinemasë franceze.

Një mundësi unike për të ndarë momente filmike, për të rizbuluar kryeveprat dhe për të eksploruar krijime të reja!

Le Roman de Jim (2024)

Romani i Xhimit (2024) nga Arno Larie, Zhan-Mari Larie, me Karim Leklu, Letisia Dosh dhe Sara Zhirodo.

I shfaqur si premierë në Kanë në Festivalin e Filmit në Kanë në vitin 2024, filmi u nominua më pas me çmimet “Lumières 2025” nga shtypi i huaj (Filmi më i mirë dhe aktori më i mirë). Ky vlerësim kulmoi me çmimin “César” për aktorin më të mirë në vitin 2025, që iu nda Karim Leklus.

Përmbledhje (sinopsis):

Imeriku takon rastësisht Floransën, një ish-kolege, në një festë në Sen Klod në rajonin Ot-Zhyra. Ajo është gjashtëmuajshe shtatzënë dhe beqare. Kur lind Xhimi, Imeriku ndodhet atje. Ata kalojnë vite të mrekullueshme së bashku, deri në ditën kur mbërrin Krostofi, babai biologjik i Xhim-it… Mund të jetë fillimi i një melodrame, por është edhe fillimi i një odiseje të atësisë

Vlerësimet kritike nga shtypi

Të dy Larietë, të cilët praktikojnë një stil filmash plotësisht të decentralizuar, pasqyrojnë një portret të ri të jetës provinciale pa asnjë folklor, duke u përqendruar te njerëzit e zakonshëm, të cilët ia dalin mbanë me jetën e tyre, duke kërkuar si në çdo person, ashtu edhe në çdo vend, veçantinë e së përditshmes. Kishte kaluar shumë kohë që kur ne nuk kishim parë kësisoj një dashuri të tillë për personazhet në kinemanë franceze. (Lë Mond)

– I përshtatur nga romani i Pierrik Bajiut, “Romani i Xhimit” është një melodramë gjithëpërfshirëse dhe e thellë për atësinë, ku të gjithë personazhet janë thellësisht realë. (Lë Parizien)